Beksiński
I veçanti Beksiński
Të paktë mund të jenë piktorët që impresionojnë kaq shumë qysh në pamje të parë sa piktori polak Zdzisław Beksiński. Distopia në veprën e tij është sfondi dhe lënda e një imagjinate që imiton thuajse një ferr që na pret të gjithëve. Motive të zakonshme të ankthit më sublim të njeriut, Vekjes apo edhe Hiçësimit të ekzistencës në një Kundërjetë; kafka dhe skeletë, një bashkësi vdekjeje që mishërohet në një estetikë që ndërgjegjja njerëzore nuk mundet ta konstruktojë në sferën e "normales". Por edhe eros.