bashkimi

Schulz kërkon ribashkimin e Qipros, një nga propozimet krijimi i një shteti federativ

Postuar në 29 Mars, 2016 12:08

Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz  vizitoi këtë të martë Qipron, nga ku deklaroi se është koha që ishulli të bashkohet, në mënyrë që edhe Europa të jetë e bashkuar. “Është koha për ribashkimin e Qipros sepse pa bashkimin e Qipros Europa nuk mund të jetë e bashkuar”-theksoi Schulz gjatë fjalës në parlement. Kreu i PE-së shtoi se shtetet kombe kanë treguar se kanë ditur të bashkëjetojnë në hapësirën europiane dhe një zgjidhje për Qipron do t’i japë fund status quo-së shumëvjeçare pas pushtimit të një pjese të ishullit në vitin 1974 nga Turqia.

Vështirësia e bashkimit të tatimeve me doganat

Postuar në 24 Janar, 2016 21:09

Qeveria po studion mundësinë e bashkimit të Tatimeve me Doganat në një institucion të vetëm.Zyrtarë të lartë në Ministrinë e Financave bëjnë të ditur se që prej vitit të kaluar është ngritur një grup pune që po shqyrton mundësinë e këtij bashkimi, duke studiuar eksperiencën e tre vendeve: Gjeorgjisë, Kanadasë dhe Suedisë.

Por ky proces nuk duket të jetë i lehtë, edhe pse qeveria e ka premtuar në programin e saj. Kjo për shkak të nivelit të lartë të informalitetit në Shqipëri, por edhe problemeve me realizimin e të ardhurave.

Ideja e një konfederate të së djathtës?

Postuar në 21 Janar, 2016 10:23

Partia Demokratike deklaroi dje përmes kryetarit të vet Lulzim Basha, se po përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Si dhe kur do të zhvillohen këto zgjedhje mbetet ende pa datë, por sot “shqiptarja.com” shkruan edhe për një lloj bashkimi të partive të djathta, nën një konfederatë siç e quan këtë kreu i PR-së, Fatmir Mediu. “Propozimi erdhi disa ditë më parë nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ndërsa dakordësim me të kanë shprehur edhe dy parti politike të tjera, PLL dhe LZHK, të cilat i përkasin të djathtës tradicionale.

Dossier/Diskreditimi i fesë. Një shembull në gazetën "Bashkimi"

Postuar në 31 Tetor, 2015 15:05

Viti 1972, gratë shqiptare në një album fotografik

Postuar në 20 Tetor, 2015 20:41

Një album i porositur nga Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit të Grave të Shqipërisë botohet në vitin 1972 nën titullin “Poemë për gratë Shqiptare”. Në kopertinën e tij shkruhet se është një botim me ilustrime dedikuar femrave shqiptare. Ideja e përgjithshme është: gruaja në të gjitha frontet e jetës. Të gjitha sqarimet e pamjeve në këtë album janë bërë nga shkrimtari Llazar Siliqi si dhe janë të shkruara në gjuhën angleze. Ndërsa redaktimi fotografik i takon të mirënjohurit Petrit Kumi. Parathënien e albumit e ka formuluar shkrimtarja Elena Kadare.

“Që projekti i bashkimit të Europës të ketë sukses, duhet të kontribuojnë të gjithë”

Postuar në 03 Tetor, 2015 19:24

3 tetori shënon ribashkimin e Gjermanisë, një ngjarje kjo përcaktuese për të ardhmen e Europës dhe botës në përgjithësi. Ngjarja i hapi rriugë zhvillimeve të tjera në Europën Lindore dhe katalizoi mandej shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Me këtë rast, ambasada gjermane në Tiranë ka organizuar një koncert para të cilit ka mbajtur një fjalë të shkurtër ambasadori Helmut Hoffmann.

"Jo pushtet, por përgjegjësi"

Postuar në 30 Shtator, 2015 12:24

Gjermania ka mbërritur atje, ka zënë atë vend ku duhet të qe gjithmonë: pikërisht në mes të Evropës. Francezi Paul Claudel tha në verë 1945: ju gjermanët nuk duhet të doni ta sundoni Evropën. Por ju - populli në mes, populli me më shumë fqinj- duhet t'ua bëni të kuptueshme popujve rreth jush se vetëm së bashku keni një të ardhme. Kjo është Gjermania evropiane. Në thelb, Republika Federale Gjermane, pra pjesa perëndimore e ka njohur këtë përgjegjësi evropiane menjëherë pas katastrofës së Luftës së Dytë Botërore dhe të sundimit nacionalsocialist dhe ka vepruar mbi këtë bazë.

Pages

Subscribe to RSS - bashkimi