australi
Një leksion për Johnny Depp dhe të shoqen, Heard, në Australi
Aktori Johnny Depp dhe e shoqja, Amber Heard kanë përjetuar një përvojë të vërtetë australiane, kur vetëm pse kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë deklaruar se kishin me vete dy qenë, janë detyruar të regjistrojnë këtë video. Të dy kërkojnë falje, thonë se Australia është një vend i mrekullueshëm, se duhet bërë gjithçka që Australia të mbrohet. Gjithë një shfaqje sureale, ku Depp shfaqet me një fytyrë të vrerosur. Gazeta britanike “The Guardian” spekullon se diçka u ka ndodhur të dyve që kanë dalë e kanë bërë këtë lloj deklarate, pse jo edhe ndonjë seancë presioni psikologjik.
Një gropë e madhe hapet në një plazh në Australi(video+foto)
Një vrimë e madhe, më e madhe sesa një fushë futbolli, është hapur në Inskip Point, në shtetin e Queensland të Australisë. Gropa thithi disa makina dhe një kamionë, siç raportojnë mediat dhe ka krijuar frikë të madhe. Autoritetet australiane kanë urdhëruar evakuimin, pasi mendohet se vrima mund të zgjerohet në orët në vijim.
Fotografitë më të mira të peizazhit - 2015
Luke Austin, nga Australia, është fitues i çmimit Ndërkombëtar për fotografinë panoramike(të peizazhit) në një konkurs ku morën pjesë 2,600 konkurentë. Austin fitoi me pamjet e fotografuara në Australi që duhet thënë se janë të gjetura. Më poshtë fotot:
Frigoriferë inteligjentë kundër mbeturinave ushqimore
Konsumatorët nuk e dinë se çfarë ka në frigorifer dhe si t’i përdorin. Ata i prishin dhe i hedhin ushqimet sepse nuk dinë se çfarë kanë në frigorifer, ku gjenden të konservuara ushqime dhe si t’i mirëmbajnë ato. Një studim i universitetit të Queensland në Australi, sipas të cilit teknologjitë e reja të kuzhinës “inteligjente” ndihmojnë në reduktimin e mbeturinave ushqimore. Çdo vit sasi të mëdha ushqimore, në vendet e zhvilluara, përfundojnë në koshin e hedhurinave, duke krijuar probleme të qëndrueshmërisë, ekonomike dhe mjedisore.