Slideri Kryesor
Zgjidhja e çështjes së pronave, qeveria 40 mln USD çdo vit për kompensim
Mënyra sesi shpresohet që çështjet e pronave të mos kalojnë më nga gjykata e Strasburgut, është zotimi i qeverisë shqiptare përpara Këshillit të Europës, se çdo vit do të vendosë në dispozicion për kompensimin e pronarëve 40 milionë dollarë. Qeveria shpreh angazhimin përmes një projekti në KiE për kompensimin në masën 100% të tokës së konfiskuar sipas vlerës së tregut të përllogaritur me zërin kadastral, që prona ka pasur në kohën e shpronësimit, thotë Panorama.
Qershor 2015, bie paraja në ekonomi, bashkë me kreditë e depozitat
“Monitor” shkruan se qershori ka pasur treguesit më të përkeqësuar monetarë që nga fillimi i këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, paraja gjithsej në qarkullim (masa monetare) shënoi një rënie prej 942 milionë lekësh, duke shënuar të tretën herë me tkurrje brenda 6 muajve të parë të këtij viti. Duke iu referuar ekspertëve “Monitor” shkruan se kjo rënie është shqetësuese, pasi tregon për një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend. “Masa monetare në përgjithësi reflekton ose nivelin e çmimeve, ose sasinë fizike të mallrave të prodhuara.
"Të drejtosh shtetin në efektin e drogës, të kthjellon idetë", thotë Fatos Klosi
Për disa ka lënë nam, për disa të tjerë ka thënë një të vërtetë të natyrshme ish-kreu i Shërbimit Sekret shqiptar, Fatos Klosi. Ai në gazetën "Sot" thotë se deputetë dhe politikanë shqiptarë e kanë drogën si gotën e rakisë. “Të thuash sot se një ministër apo deputet pi drogë, është si të thuash piu një gotë raki. Përdorimi i drogës është problem personal. Është zgjedhje personale. Dhe asnjë nuk mund të kritikohet për këtë. Por, ky propozim është bërë për të ngritur tymnajë, për të baltosur njëri-tjetrin. Ky propozim do të përdoret si shantazh.
Komplikohet edhe më shumë situata mes kurdëve dhe Turqisë, sulm kamikaz me.... 2 tonë eksploziv
Një traktor i mbushur me 2 ton eksplozivë, që ka shpërthyer në një stacion policor turk, në afërsi të qytetit Dogubajazit në provincën Agri, në kufirin mes Turqisë dhe Iranit, ka lënë vetëm dy trupa të sigurisë turke të vrarë ndërsa 31 të tjerë u plagosën. Agjencia Anadoll bëri me dije se grupi përgjegjës për këtë ngjarje, kishte kryer disa sulme në seri në dy javët e fundit.
Burg thotë qeveria, burg thotë edhe bashkia
Erjon Veliaj ka nisur punën. Siç kishte deklaruar më herët, Tirana nuk pret dhe ka nevojë për angazhim. Si punë ndër të parat ka zgjedhur inspektimin e monumentit të Pavarësisë, që është dëmtuar nga grabitës të metalit. Dhe me këtë rast, kryetari i bashkisë ka paralajmëruar aksionin e radhës, atë kundër vandalizimit të qytetit. “Paralajmërimi që bëjmë sot është që do procedohet penalisht, kush guxon që të urinojë poshtë urës apo dëmton veprat e artit të qytetit, kush dëmton pronën e përbashkët dhe pronën e bashkisë do shkojë në burg”, tha kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.
Francë, ligj penal për ata që diskriminojnë të varfërit. Ç’mund të themi për në Shqipëri?
Frances Ryan shkruan në “The Guardian” për një nismë ligjore në Francë, e cila synon të inkuadrojë si vepër penale diskriminimin e të varfërve. Ligji ka kaluar në senat deri më tani dhe shumë shpejt pritet që edhe dhoma e deputetëve ta kalojë. “Ligje të tilla që ndalojnë diskriminimin për shkak të origjinës shoqërore dhe ekonomike ekzistojnë tashmë në Belgjikë dhe Bolivi, por versioni francez thuhet se është më ekstrem.
Ish-juristja e hipotekës Vlorë dënohet me 4 vjet burg, grabiti me dokumente false 2.2 ha truall në Ujë të Ftohtë
Mjekët vjelin pacientët, policët shkelësit e ligjit, gjyqtarët të pandehurit... po ata që punojnë në hipotekë? Fare e thjeshtë, tokat. Kështu ka ndodhur me ish-juristen e Hipotekës së Vlorës, Blerina Dhrami. Ajo dhe një bashkëpunëtor i saj janë dënuar për grabitjen e një prone me sipërfaqe totale 2.2 hektarë me vlerë 2 milionë euro, me 7 vjet e 6 muaj burg.
Në burg! Radhën e ka biznesi: kujt nuk përdor kasën, qeveria i vë byrzylykët
Qeveria mendon t’u rikthehet masave ndëshkimore drastike, por kësaj radhe ndaj biznesit. Në parim, lufta kundër informalitetit u njoftua nga kryeministri, që foli për goditje të ashpra. Po ku konsistojnë masat? Raportohet se një nga sanksionet e parashikuara të jetë burgosja e administratorëve të subjekteve private nëse inspektimi tatimor do të konstatojë mungesën e kasës fiskale. “Çdo biznes, i cili nuk ka kasë fiskale, ose kapet pa dhënë kuponin tatimor, do t’i sekuestrohet malli që herën e parë.
Merkel e pathyeshme, fiton shumicë absolute nëse zgjedhjet do të mbaheshin javës tjetër
Nëse në Gjermani, zgjedhjet do të mbaheshin javën tjetër, kancelarja Angela Merkel, do të fitonte shumicë absolute. Kështu referon agjencia “Reuters” një sondazh të realizuar një ditë pasi revista “Spiegel” publikoi lajmin se Merkel ka ndërmend të garojë për një mandat të katërt. Arsyet e kësaj mbështetjeje gjenden tek sjellja e kancelares gjatë krizës greke, ku ajo provoi veten të ishte një politikane “ku mund të mbështetesh në situata të vështira”.