Slideri Kryesor

Merita është e këtij njeriu

Postuar në 12 Tetor, 2015 11:52

Shqipëria nuk do të ishte në finalet e europianit, Francë 2016 nëse në pankinën e kombëtares nuk do të ishte Xhani De Biazi. Italiani besoi që në fillim se ekipi mund t'ia dalë të kualifikohet në një kompeticion të madh mjafton që në fushë të mos luanim vetëm me zemër, por edhe me tru siç ai vetë e ka përsëritur disa herë. Sepse për të luajtur futboll nuk mjaftojnë vetëm muskujt, dëshira dhe talenti, por mbi të gjitha inteligjenca. Dhe ajo që De Biazi injektoi tek ekipi i tij ishte disiplina taktike për të marrë maksimumin e rezultatit duke shfrytëzuar potencialin e grupit.

Fier, 550 familje dhe 150 biznese të përmbytura

Postuar në 12 Tetor, 2015 11:23

Në qytetin dhe rajonin më të prekur nga përmbytjet, Fier, Shtabi i Emergjencës është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar rreth situatës së shkaktuar nga reshjet. Sipas Emergjencave Civile, në prefekturën e Fierit nga reshjet e shiut janë përmbytur 550 familje dhe 150 biznese, ndërsa 30 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në dy konvikte. Shtabi njofton se pas ndërprerjes së reshjeve të shiut, situata është normalizuar, ujërat janë tërhequr dhe Gjanica është rikthyer në shtratin e vet.

Të vetmit në rajon në Euro 2016. Danezët akuzojnë për trukim

Postuar në 12 Tetor, 2015 10:18

Kombëtarja e futbollit kthehet sot në mesditë nga Armenia, ndërkohë që ajo merr me vete dhe një “trofe” tjetër: Shqipëria është vendi i vetëm ballkanik që është kualifikuar për Euro 2016, bashkë me Rumaninë nga ana tjetër e gadishullit. Slloveni, Kroaci, Bosnje, Serbi, Maqedoni, Greqi, Turqi… nuk janë kualifikuar. Kështu kuptohet edhe më mirë pse fitorja shqiptare ka shkaktuar çudi në mediat ndërkombëtare. UEFA dergoi kartolinen zyrtare online, (foto), ndërsa trajneri danez Morten Olsen, i dëmtuari direkt i ndeshjes së djeshme, deklaroi se gara e Jerevanit ishte e trukuar!  

Në Europë fillimisht përmes Europianit...

Postuar në 11 Tetor, 2015 20:04

Shqipëria është pjesëtarja më e re e Europianit të vitit 2016. Ajo që është pritur prej kaq vjetësh, si ëndërr e parealizuar e shumë tifozëve, është përmbushur sot në Jerevan të Armenisë. Kombëtarja jonë e futbollit është kualifikuar pas fitores me rezultat 3 me 0 përballë Armenisë. Nisi mbarë loja për ekipin tonë që mori si dhuratë një autgol nga armeni Hovhannisyan në minutën ‘9. Rezultati u dyfishua në minutën ’23 me Memushaj për të marrë firmën përfundimtare të fitores në minutën ’76 me të sapo futurin Sadiku.

Vendimi/KESH nuk importon më energji. Kjo e drejtë i kalon OSHEE-së

Postuar në 11 Tetor, 2015 17:26

Korporata Energjetike Shqiptare duket se ka humbur të drejtën e importit të energjisë. Enti Rregullator i Energjisë thotë se kjo e drejtë do t’i kalojë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, që deri më tani ka kryer këtë veprimtari vetëm për të mbuluar humbjet në rrjet. “Deri tani OSHEE ka kryer importe vetëm për të mbuluar humbjet në rrjetin e energjisë, dhe pjesën tjetër që i duhej, edhe nëse nuk kishte prodhim të mjaftueshëm, KESH duhet ta blinte jashtë.

Teoritë konspirative si qëndrime publike. Aktori Steven Seagal: “Vrasjet në masë në SHBA janë të nxitura”(video)

Postuar në 11 Tetor, 2015 16:07

Debati për armët dhe mbajtjen e tyre është kthyer në qendër të vëmendjes në SHBA. Disa ngjarje të rënda të ndoshura së fundmi ka nxjerrë në sipërfaqe idenë për kufizimin e të drejtës për të mbajtur armë, që është traditë në SHBA. Si një vend pjellor për teori konspirative, në SHBA nuk mungojnë shpjegimet alternative për shumëçka, mirëpo intensiteti i ngjarjeve ka çuar në konkluzione të pazakonta që duhen marrë në konsideratë.

Të ngeshëm për protestë në një popull që nuk proteston kurrë

Postuar në 11 Tetor, 2015 15:28

Ismail Morina u arrestua në flagrancë me dy pistoleta dhe gjykata dha msën e sigurisë “arrest me burg”. Arrestimi i tij u bë pak para ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe Morina kishte siguruar 36 bileta. Ndërkohë që gjykimi duhet të zbardhë se çfarë kishte ndërmend Morina, sot disa protestues kanë kërkuar lirimin e tij. Arsyeja? “Ne kërkojmë liri për Ballist Morinën, sepse ai na bëri krenarë. Në Beograd ai ngriti flamurin tonë, ndërsa në Shqipëri kryeministri ynë nuk na la ta ngremë flamurin tonë. Liri Ballistit.

Ulni taksat!

Postuar në 11 Tetor, 2015 14:02

Gazeta “Shqip” raporton se biznesi shqiptar dhe ai i huaj që operon në Shqipëri ka përpiluar një paketë kërkesash të cilat ia ka dërguar Ministrisë së Financave me synim marrjen parasysh të tyre në hartimin e paketës fiskale. Duhet thënë se nga paketa e kërkesave që raporton “Shqip” politika fiskale e qeverisë kontestohet gjerësisht dhe me gjasë ajo ka ndikuar në krijimin e një klime jo pozitive. Më poshtë kërkesat e biznesit:

Fasonët: Të mos paguhet tatimfitimi kur bëhet investim në makineri

Ministri i Bujqësisë: “Shqipëria dhe Holanda janë përcaktuar me njollë të kuqe nga stacionet metereologjike”

Postuar në 11 Tetor, 2015 13:53

Shqipëria do të goditet nga përmbytjet këtë vit, por edhe vitin tjetër. Kështu dekalroi në “Tema Tv”, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, sipas të cilit duhet të merren masat që stacionet e hidrovoreve të furnziohen me energji elektrike. “Shqipëria ka një infrastrukturë tashmë të ndërtuar  të hidrovoreve, kanaleve të para dhe sistemit të kullimit dhe është në gjendje  të përballojë situata emergjente. Situata  të jashtëzakonshme krijojnë probleme jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor