Slideri Kryesor
Një koncesion që nuk i mbarojnë kostot, Kryeministri: “Tarifa e skanimit në dogana për fasonët do të paguhet nga shteti”
Falimentimi i praktikave shtetërore të konçesionimit me gjasë nuk ka precedentë gjëkundi tjetër. Konçesioni i skanimit në dogana, një skandal i turpshëm, për të cilin kjo qeveri ul sytë e bën sikur nuk kupton, pa zhvilluar hetimin tatimor, po prodhon kosto të reja. Kështu, vërtet kontrata në tërësi u ul me 100 milionë dollarë, por qeveria që sot bën sikur nuk ka çgfarë të bëjë, arriti të rishikonte kontratën sërish pas problemeve që pati me pagesat e dyfishta të subjekteve.
Revoltë ndaj qeverisë, PD: “Edi Ramës, dy vjet i mbajti boja. Pastrimi nis prej tij”
Nuk ka mbetur më çfarë të negociohet me qeverinë aktuale. Me sa duket reforma në drejtësi, dekriminalizimi, kanë qenë pjesë dytësore e axhendës kryesore të opozotës: protestat. Sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri thirrje për ngritje në protestë masive kundër qeverisë. “Ju bëj thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e kësaj proteste madhështore qytetare. Ne mbështesim pa asnjë kufizim, ne mbështesim tërësisht protestën e ligjshme të studentëve.
"Të quash Edi Ramën derr, është fyerje për derrin”. A është kjo shpifje?
Sot protesta e studentëve ka prodhuar edhe disa konsiderata për kryeministrin që duket se për një kategori është në pikat më të ulëta të popullaritetit. “Vajzat që e qëlluan me vezë, ai i quajti pula që kakarisin. Kam menduar gjithë këto ditë që kryeministri meriton të quhet një derr, një derr që hungërin me propagandën e tij agresive, por nuk do ta quaj ashtu.
Koço Kokëdhima u kthen përgjigje analistëve dhe sqaron pse Edi Rama nuk është poshtëruar nga Ilir Meta
Në një prononcim për mediat nga Vlora deputeti Koço Kokëdhima ka komentuar dorëheqjen e Nasip Naços dhe përfshirjen ne qeveri të Ylli Manjanit, kritik patetik i Edi Ramës, duke u kthyer kështu përgjigje edhe analistëve që e panë ndryshimin në qeveri si poshtërim të Edi Ramës nga Ilir Meta.
Kokëdhima tha se “Aspak Edi Rama nuk është poshtëruar nga Ilir Meta me zëvendësimin e Naços nga Manjani, por të dy janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për qeverisjen politike. Dorëheqjet janë normale në politikë”-deklaroi depueteti socialist i Vlorës
A ka premisa të përshkallëzohet protesta e studentëve? Ironizohet qasja "paqësore" e pushtetit me police femra
Nisi si një reagim i motivuar edhe nga rebelizmi i aktivistëve të Vetëvendosjes në Kosovë me studentë që hodhën vezë në drejtim të kryeministrit dhe në pak ditë kundërshtia për reformën në arsimin e lartë ka fituar terren në ambjentet universitare. Studentë të fakulteteve të ndryshme të Tiranës, por dhe të Universitetit të Durrësit u bënë bashkë në një marshim nga Korpusi Qendror (Universiteti Politeknik) drejt Kryeministrise në një marshim protestë. Me pankarta dhe thirrje "S’keni parë asgjë akoma; “Nëse sot jemi me qindra, nesër do jemi me mijëra.
Projektligji për sigurinë/Kamera në pallate, një polici që akseson çdo gjë dhe sërish gjoba dhe mbyllje aktiviteti për biznesin
Qeveria, përmes Ministrisë së Brendshme, duket se ka gjetur rrugën e sigurisë maksimale: vendosje kamerash në çdo pallat dhe bashkëpunim masiv me policinë. Një praktikë që shqiptarët e njohin e që mendohej se do ishte lënë pas, ndërkohë që konfirmon se zbulueshmëria dhe parandalimi kanë pika për të cilat vetëm flitet, por pak gjë bëhet. Sot ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka prezantuar projektligjin “Për disa masa shtesë të Sigurisë Publike” në të cilën parashikohen disa rregullime që mund të rezultojnë shumë problematike.
Rregull mbi ligjin, nuk ka vërtetim të shlyerjes së detyrimeve tatimore, pa paguar detyrimet për makinën
Nuk kanë të sosur paudhësitë e shtetit shqiptar kur vjen puna për të goditur qytetarët. Praktikat arbitrare shtohen kësaj radhe një kushtëzim nga Drejtoria e Tatimeve, e cila nuk është e qartë se çfarë baze ligjore kanë.
Bie pesha e bankave greke në Shqipëri: Humbin 230 milionë euro gjatë 9 muajve
9 muajt e parë të këtij viti nuk kanë qenë aspak të lehtë për bankat me kapital grek, që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri. Të gjendura nën presionin e krizës në Greqi, me shtetin helen që rrezikoi në qershor-korrik edhe daljen nga euro, ato rezultojnë të jenë përballur me një rrjedhje të fortë depozitash.
Pse po e mbajnë peng Edi Ramën ministrat e përfolur për korrupsion?
Dorëheqja e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço ishte sa e papritur aq edhe rrjedhë logjike e nevojës për të lëvizur politikisht në një situatë kur shumë prej ministrave janë të përfolur për korrupsion dhe përfshirje në skandale tenderash. Nëse kryeministri Rama ka shfaqur stoicizëm për të justifikuar diskursin e tij publik para shqiptarëve se gjithçka po shkon sipas planit të Rilindjes, aleati i tij Ilir Meta e ka kuptuar se ministrat e përfolur për afera mund të marrin me vete në fund të oqeanit të gjithë qeverinë.
Komedia e marrëdhënies PS-LSI: Kryeministri, kategorik kundër ndryshimeve në qeveri. LSI: “Burri luan, guri s’luan”
Edi Rama mohon, Ilir Meta ngacmon. Kështu mund të quhet marrëdhënia komike mes dy drejtuesve të koalicionit qeverisës që thonë në të njëjtën ditë gjëra të ndryshme. Sot kryeministri ka reaguar ashpër ndaj pyetjeve që e lidhnin largimin e Nasip Naços me ndonjë manovër të Ilir Metës dhe presion të këtij të fundit.