Slideri Kryesor
Media online fuqia e re. Izraeli kërkon nga “Google” dhe “Youtube” parandalimin e publikimit të “materialeve irrituese” nga territoret palestineze
Media online po kthehet në një armë që nuk mund të kontrollohet nga asnjë pushtet qendror. Të paktën jo si media tradicionale. Kjo nuk ka të bëjë më me të drejtat vetëm, por edhe për faktin se transmetimi eksponencial i pamjeve apo ngjarjeve në një rrjet global, e konkuron, pse jo, zhbën çdo narrativë zyrtare. Shembulli më i qartë sesi ndikohet opinioni nga kjo medie është Izraeli që së fundmi përballet me një valë dhune.
Video/Fundi - Mësimi në një shkollë të mesme në Tiranë
Parlamenti dhe qeveria: Përkatësisht mbushur me kriminelë dhe organizatë kriminale
Parlamenti shqiptar ka hyrë me sa duket në fazën e autodenoncimit, pasi akuzat për përfshirje të kriminelëve në të apo edhe në qeverise, e tejkalon pafajësinë e një opozite. Në fund të fundit, kriminelët në Parlament janë përgjegjësi e përbashkët. Deputeti socialist Ben Blushi tha sot gjatë fjalës së tij se kjo që ndodh me Parlamentin e Shqipërisë është e paprecedentë dhe e ka çuar shoqërinë drejt shkatërrimit moral. “Për fat të keq jemi sot parlamenti më i shëmtuar në Europë, që pranon se këtu ka kriminelë. Të mos ishte për presionin ndërkombëtar, ky ligj nuk do miratohej as sot, as mot.
Mirë sukseset, por edhe këshilla?!
Erjon Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës. Vërtet? Po pse vetëm kaq? Kështu mund t’i duket shumëkujt, por ai është diçka më shumë. Mund edhe të bëhej një hyrje për të përgatitur se ku duam të dalim, por stili i Erjonit do respektuar: drejt e në thela. Mëngë të përveshura, veshje sportive, hap i nxituar, me fjalët “punë” në gojë, kamera dhe kronika edhe për aksionin e prerjes së thonjve si dhe pak humor me opozitën e shkretë. Se e do populli një lider me humor: “Dashnorët e Zhulit” është gjetja e Erit për të tallur pëdëistët që atij i duket se e shohin si kështjellë virtytesh.
Shqipëria hap “shkollën e riedukimit” kundër ekstremizmit të dhunshëm
Shqipëria zyrtare ka pretendime të mëdha sa i përket rolit të vet në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Kjo bëhet e ditur nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati që është shfaqur në një intervistë për “Deutsche Welle”.
Dosjet hapen live, Sherif Merdani: “Alida Hisku nuk është përdhunuar. Agim Krajka spiun i Sigurimit me pseudonimin “Belini”
Sa kohë që dosjet nuk do të hapen njësoj si pjesa tjetër e Europës Lindore, ato do të hapen në studio televizive. Dhe me të drejtë në një farë mënyre, pasi është e padurueshme që njerëz që deri më dje vendosnin me raportime në shërbimet sekrete, të vijojnë sot të japin leksione demokracie. Dhe një rast që me gjasë do të turbullojë ujëra është ai që ka përcjellë dje në “Opinion” Sherif Merdani, këngëtar i njohur dhe i burgosur politik në kohën e regjimit të Enver Hoxhës. Merdani ka rrëfyer edhe disa hollësi nga çështja “Hisku”: “Fenomeni ka ekzistuar, por në vitet ‘70 po ju them që JO.
Greqi, hetime për 6.3 miliardë euro të depozituara në Zvicër
Autoritetet greke do të hetojnë mbi një listë me emrat e më shumë se 10 mijë qytetarëve që kanë depozita bankare në Zvicër. Lista, që iu dorëzua qeverisë greke nga administrata tatimore e Rinit verior – Vestfalisë, përmban llogari bankare të hapura në bankat Zviceriane në periudhën 2006-2008, me vlerë të përgjithshme 6,3 miliardë euro.
Sipas ministrit alternat të financave, Trifon Aleksiadis, hetimet mund të nxjerrin në dritë shuma më të mëdha, por edhe më tepër emra, nga 10.588 që përmban lista e dorëzuar nga autoritetet gjermane.
Buxheti për rrugët, më i ulëti i 10 viteve të fundit
Në buxhetin e vitit 2016 qeveria i shkurtoi me 40 për qind fondet për transportin rrugor duke i çuar ato në nivelin më të ulët të dekadës, edhe pse Ministra e Transportit në ëbin e saj zyrtar ka shpallur se nevojat për investimet në infrastrukturën e evendit për ta sjellë atë në gjendje normale janë më shumë se 2.5 miliardë euro.
SHISH: 89 xhami jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman
Xhamitë autonome ose jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman duket se janë disa herë më shumë nga pretendojnë autoritetet. Të paktën ky është shqetësimin që është raportuar në Komisionin e Sigurisë nga Shërbimi Informativ Shtetëror.