Slideri Kryesor
Rënie rekord e çmimit të arit
Për të gjashtën javë radhazi çmimi i arit pësoi rënie duke arritur nivelin më të ulët historik të 5 viteve. Çmimi i arit këtë fundjavë u llogarit në 1056 dollarë për onz, duke shënuar një rënie me 13 për qind në krahasim me muajin Janar.
20 vjet nga marrëveshja e Dejtonit dhe premisat e krijimit të një Shteti Islamik në Ballkan
Ishte Nëntor i vitit 1995 kur në bazën amerikane të Dejtonit në Ohaio të Shteteve të Bashkuara, tre protagonistët e mëdhenj të krizës së ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, Franio Tuxhman dhe Alia Izetbegoviç hodhën firmat për t'i dhënë fund luftës civile në Bosnjë-Hercegovinë që kishte shënuar më shumë se 100 mijë viktima dhe 2 milionë refugjatë.
Gardh mes Maqedonisë dhe Greqisë (foto)
Pa një strategji të përbashkët për të menaxhuar fluksin e emigrantëve nga Lindja, Maqedonia dhe Greqia do ta ndajnë kufirin me një gardh me tela si një mënyrë për të kufizuar hyrjen e emigrantëve. Ushtria maqedonase ka nisur prej pak ditësh ndërtimin e gardhit në zonën e Idomenit për të ndalur intervenimin e emigrantëve që duan të kalojnë në Europën Qëndrore.
500 forca janë angazhuar në vendosjen e kolonave në një largësi 3 metra nga njëra-tjetra me një lartësi më shumë një metër.
Autochthonous Albin
Albin Kurti u shfaq ditën e 28 Nëntorit në manifestimin e opozitës së bashkuar kosovare për të shpëtuar Republikën nga korrupsioni, vasaliteti apo “tradhëtia” kombëtare. Jo e rastësishme një protestë e tillë në ditën e pavarësisë së Shqipërisë, çka e vërtetoi edhe vetë fjalimi i Albin Kurtit që deklaroi publikisht dhe politikisht se nuk njeh flamurin lara lara të Kosovës, por atë me shkabë dykrenare.Zyrtarisht nga sheshi qëndror i Prishtinës opozita artikuloi një kërkesë politike që zhbën gjithçka është arritur deri më tani në Kosovë me ndihmën e faktorit ndërkombëtar.
Gjashtë fuqi të angazhuara në Siri. A janë të gjithë kundër ISIS?
Kriza siriane po kthehet me shpejtësi në një krizë ruso-turke që me gjasë mund të përfshijë edhe aktorë të tjerë. Në themel të përballjes duket se qëndron cenimi i interesave të mëdha të Turqisë dhe Erdoganit nga njëra anë, që kanë investuar shumë, pa sukese deri më tani në goditjen e regjimit shiit të Bashar Al-Assadit dhe nga ana tjetër qëndron irritimi dhe shqetësimi i fuqive krysore perëndimore, SHBA-Britani për suksesin e ndërhyrjes ruse. Parë në këtë aspekt kriza siriane po merr formën e një subversioni të dyanshëm që e çon edhe më larg zgjidhjen e vërtetë.
103 vjet shtet me të njëjtin marifet!
"Dita" publikon sot një material arkivor që është një kërkesë për punë me pozitë drejtuar Ismail Qemalit. Fundja kur na thonë që shqiptarët u lumturuan me Pavarësinë, do mbajtur parasysh edhe kjo çështje. Njësoj si me ndërrimin e partive: iku sulltani erdhi i ngjashmi. Teksti:
Ka disa vende ku politikanët flasin, por edhe vriten. Turqi, hapet zjarr mbi një avokat kurd(video)
Pamjet e mëposhtme paraqesin vrasjen e Tahir Elçi, shef i shoqatës së avokatëve në Diyarbakir, në jug-lindje të Turqisë, një zonë me shumicë kurde. Reagimi i drejtuesve të Turqisë, Prësidentit Erdogan dhe kryeministrit Davutoglu, ishte i menjëhershëm: “Shënjestra ishte Turqia”, tha Davutoglu. Elçi u qëllua pasi mbaroi një deklaratë për shtyp pasi një plumb e kapi atë pas koke. Ai kishte bërë disa komente kundër PKK-së, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, por ende nuk ka një version se kush qëndron pas atentatit.
Dualizmi në qeverisje: LSI, si zëri i arsyes!!!
Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëherazi kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka nisur ditët e fundit një lloj turi diplomatik që konsiston në disa takime në Itali dhe në Gjermani. Nuk ka ndonjë gjë të qartë se ku synon ky tur, por për me siguri mund të thuhet se ai do vendosur në kontekstin e një përpjekjeje të Metës për të rikapur disa pika vlerësimi në imazhin e vet në arenën ndërkombëtare. Imazh i dëmtuar rëndë nga skandalet e bujshme mediatike të kohëve të fundit, por edhe nga njohja e tij si politikan i aferave të errëta.