Slideri Kryesor
Deficiti buxhetor në 2015-ën, 27% më i ulët se në 2014-ën
Sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit, deficiti buxhetor në 2015 ishte 52 miliardë lekë. Një vit më parë, deficiti buxhetor ishte 71 miliardë lekë. Pra, shtetit i është dashur në 2015-ën të marrë borxh 27% më pak se në 2014-ën. Në buxhetin e vitit 2016, parashikohet që deficiti buxhetor të ulet edhe më tej, deri në 34 miliardë lekë. Pra, pritet që të merret borxh 35% më pak se në 2015-ën.
21 Janari që Edi Rama zbuloi falë gazetarit me talent të spikatur, Artan Hoxha
21 Janari kaloi me një tjetër përbetim publik të ish-liderit të opozitës, sot kryeministër se një ditë drejtësia do të bëjë drejtësi. Shpresojmë të ndodhë kështu sepse opinioni publik duhet të dijë se kush urdhëroi vrasjet e 21 Janarit ashtu siç duhet të dijë dhe përgjegjësinë e ish-opozitës dhe drejtuesve të saj për ngjarjet tragjike të 5 viteve më parë. Këtë duam të besojmë kur Edi Rama thotë se një ditë drejtësia do të bëjë drejtësi.
A duhet të mendojë politika për kolapsin e “Shengenit” dhe fundin e BE-së?
Ka disa kohë që po flitet për fundin e Bashkimit Europian, për fundin e lëvizjes së lirë në hapësirën “Shengen”. Madje në nivelin më të lartë politik. Dje presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, deklaroi se mbeten vetëm sy muaj kohë për të marrë në kontroll situatën e imigracionit, përndryshe “Shengen kalon në kolaps”. Nuk janë pa rëndësi edhe lajmet që vijnë nga Gjermania ku pozita e Merkel, kancelares që ka ndjekur politikën pro-imigracionit, është cenuar dhe njësoj si në Francë, po i hapet rruga rritjes të së djathtës ekstreme.
Drejtoria e Tatimeve: Roli i konçesionarit, monitorues. TVSH do të mblidhet nga ne
Zv. Drejtori i Tatimeve, Xhavit Curri ka hedhur poshtë raportimet e mediave dhe disa qëndrime se koncesionari për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar i jep të drejta koncesionarit që aktualisht i takojnë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Curri thotë se njësoj si tani, marrëdhëniet me subjektet, administrimi dhe menaxhimi i detyrimeve të tyre, do të bëhet nga DPT. Koncesionari vetëm ndihmon me një platformë teknologjike që i ndihmon DPT-së në përmbushjen e objektivave të saj.
Hetimet britanike, helmimi i Litvinienkos me miratimin e Putin
Vrasja e ish-agjentit rus Aleksandër Litvinenko në vitin 2006, ishte e miratuar nga presidenti Vladimir Putin. BBC. shkruan se ky është një nga përfundimet e hetimeve nga autoritetet britanike.Litvinenko vdiq në moshën 43 vjeçare në Londër në vitin 2006, pak ditë pasi u helmua me polonium radioaktiv-210, të cilin ai besohet ta ketë pirë në një filxhan çaji.
Andrea Stefani publikon SMS-në e Arvizut: “Vërtet beson se opozita nuk ka përgjegjësi për 21 Janarin”
Ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu nuk e ka fshehur që ka patur një komunikim personal me gazetarët gjatë qëndrimit të tij në Tiranë. Në 5 vjetorin e ngjarjeve të 21 Janarit, Andrea Stefani zbulon një mesazh nga komunikimi i tij me ish-ambasadorin Arvizu, i cili ngre pikëpyetje të mëdha mbi rolin dhe përgjegjësinë e ish-opozitës në protestën e dhunshme ku mbetën të vrarë 4 persona.
Prishet qetësia e LSI-së, a mund ta shantazhojë më Ilir Meta Edi Ramën?
LSI-në duket se nuk e karakterizon më qetësia dhe dashuria inspiruese e kryetarit të saj. Vigjilenca kritike e Luan Ramës ndaj qeverisë dhe korrigjimi institucional i Petrit Vasilit janë simptoma të çoroditjes së partisë së Ilir Metës që po përpiqet të ruajë "status quo-në" e "kingmaker-it" në kushtet e një asfiksie që po e zhbën me shpejtësi fuqinë deri dje "titanike" të LSI-së.
Tragjikomedia e këtij 21 janari
21 Janari erdhi përsëri dhe përsëri, për të pestën herë, po kujtohet ngjarja që ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Po kujtohet përsëri ajo pasdite kur u vranë ata të katërt. Ata protestues, që ashtu me çadrat nën sqetull dhe me duart në xhepa, meqenëse shiu kishte pushuar, në ato momente kur krisën armët po silleshin si kureshtarë. Atë 21 janar, si edhe shumë të tjerëve, atyre të katërve nuk ua mori mendja se plumbat që dilnin nga Kryeministria e Berishës drejtoheshin tek ata dhe mund t’u binin edhe mu në kokë.
Reforma në drejtësi/Gjyqësori është e keqja e shumë gjërave në Shqipëri
Për reformën në drejtësi dhe zhvillimet politike në vend ka folur sot edhe ambasadorja holandeze në Shqipëri, Dewi van de Weerd, e cila i ka dhënë një intervistë Ilva Tares. De Weerd ka vënë theksin te reforma që duhet sipas saj të jetë një produkt shqiptar, duke nënvizuar se mosmiratimi i saj do të kishte pasoja. “Mendoj se populli juaj do të vuajë shumë sepse çdo shqiptar që takoj, mendoj që 97% e shqiptarëve janë të bindur që gjykatësit janë të korruptuar.
Në doganën shqiptare skanohet edhe energjia
Top-Channel raporton për një situatë absurde me procesin e skanimit në doganë që zbatohet nën koncesionarin e fituaar nga “Rapiscan”. Shërbimi i skanimit po aplikohet edhe ndaj bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në import-eksport energjie. “Por si mund të skanohet energjia elektrike, e cila transmetohet përmes linjave të interkonjeksionit?