Slideri Kryesor
Bashkia(e Tiranës) urdhëron mbjellje pemësh në pronë private
Punëtorë të Bashkisë së Tiranës kanë tentuar sot të mbjellin pemë në zonën pranë Kopshtit Zoologjik, por pa “ditur” ndoshta që po e bënin këtë punë në pronë private. Qytetarë të ndryshëm kanë kundërshtuar procesin duke nxjerrë dokumente(si tregohet në një video që qarkullon në rrjetet sociale) që sipas tyre janë certfikata pronësie. është dashur ndërhyrja e Policisë Bashkiake për një proces që duket se e vendos Bashkinë në kushtet ose të shkeljes së ligjit, ose të mosnjohjes së territorit.
I pafajshëm
Gjykata e Lartë shpalli të pafajshëm ish-ministrin e Arsimit në qeverinë Berisha, Myqerem Tafaj. Ai akuzohej për shpërdorim detyre në lidhje me akreditimin e paligshëm të një universiteti privat. Kallëzimi penal ishte bërë nga zyra juridike e Ministrisë së Arsimit. Pas hetimeve Prokuroria kërkoi 1 vit burg për ish-ministrin, por në përfundim Gjykata e Lartë e shpalli atë të pafajshëm duke e liruar nga akuzat. Ky është ministri i dytë që u vu në hetim nga Prokuroria, pas ish-ministrit të Punës Spiro Ksera, i cili ndodhet në arrest me burg po për të njëjtën akuzë “Shpërdorim Detyre”.
Ofensiva ndaj Al Nusras në Halep – përfshihen trupa ruse, iraniane, Hezbollahu dhe forcat e Assad
Në Siri tanimë po diskutohet Al Nusra si fronti kryesor i kundërshtimit të pushtetit të Bashar al Assad. Së fundmi, ka raportime zyrtare se fronti në fjalë po synon të bllokojë qytetin e Halepit dhe mandej të ndërpresë rrugën mes tij dhe Damaskut, duke kthyer në zonë lufte të gjithë veriun e Sirisë. Në përpjekje për ta ndalur këtë gjë, forcat e Assad, që parashikohet të jenë tri herë më të mëdha në numër sesa ato të Al Nusra dhe do të asistohen në terren nga trupa ruse, trupa të Gardës Revolucionare Iraniane dhe milicisë shiite të Hezbollahut, kanë nisur ofensivën më 12 prill.
Prova e parë e shkëputjes së Bashës nga Berisha
Jo pak herë Partia Demokratike u ka bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen për të përmbysur me revolucion demokratike qeverinë Rama Meta. Ide e nxitur dhe e promovuar nga ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Por Basha i akuzuar se po udhëheq nën hijen e ish-kryetarit duket se po ndryshon kurs në raport me paraardhësin e tij, duke rrëzuar idenë e revolucionit demokratik dhe atë të zgjedhjeve të parakohshme. Në Dumre Basha u tha qytetarëve se rruga e vetme që opozita të vijë në pushtet janë zgjedhjet parlamentare.
Luftë nervash mes Tiranës e Athinës, Kathimerini: Jemi në pikën zero
Vizita e ministrit shqiptar të Jashtëm, Dmitmir Bushati, në Athinë më 21 mars nuk ka prodhuar progres në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Të paktën kështu thotë gazeta “Kathimerini”, duke iu referuar burimeve diplomatike. Sipas saj, Tirana insiston në një paketë propozimesh që nuk mund të pranohet nga qeveria greke, ndërsa shqetësimështë përjashtimi diplomatik i Greqisë nga proceset në shumë vende të Evropës dhe Ballkanin Perëndimor.
BE kërkon prova për dënimin e korrupsionit në nivele të larta, SHBA e ka me Prokurorinë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e të drejtave të njeriut për vitin 2015. Në pjesën për Shqipërinë thuhet se problem mbetet pandëshkueshmëria. “Qeveria nisi disa hetime për zyrtarë të lartë, por prokuroria më pas i rrëzoi çështjet”- shkruhet në raport. Më tej thuhet se veçanërisht dënimi i zyrtarëve të lartë që kanë kryer abuzime mbetet sporadik dhe i pandjeshëm. Një tjetër problem sipas Departamentit të Shtetit mbetet përhapja e korrupsionit kryesisht në sistemin gjyqësor dhe atë shëndetësor. Edhe Bashkimi Europian shton presionin ndaj Tiranës.
Kryeministri i Shqipërisë mesazh nga CNN për zgjedhjet në SHBA!!!
I ftuar në studion e Richard Quest, Edi Rama, ka deklaruar se Trump e dëmton Amerikën me retorikën e tij kundër myslimanëve. Diçka kjo e tepërt edhe për standardin e "Mbledhjes së 81 partive në Moskë". Shqipëria është vend i vogël dhe fjala e saj ka një vlerë modeste, madje edhe për çështjet ballkanike. Duhet të njohim edhe faktin se askush nga Shqipëria nuk ka këllqe të shpallet kampion i tolerancës, as i myslimanëve të moderuar, si vlerë marketingu, pasi në çdo rast peshojmë pak.
Maqedoni, digjet zyra e presidentit Ivanov
Maqedonia është në një gjendje destabilizimi por kësaj radhe jo për shkak të tensioneve ndëretnike, por si pasojë e kthimit të shtetit në shërbim të korrupsionit. Akti i Presidentit George Ivanov për të amnistuar të gjithë politikanët e përfshirë në manipulime zgjedhore ka provokuar reagime të cilat sot kanë mbërritur deri në zyrën e tij e cila është djegur.
Më poshtë disa pamje:
Vendosmëria e të pavendosurve, kujt do t'i mbetet në derë reforma në drejtësi?
Duke kuptuar se koha po kalon dhe reforma në drejtësi po kthehet në një prolog deklaratash pa produkt, socialistët bënë një lëvizje të sforcuar me Fatmir Xhafën për të treguar se partia që udhëheq koalicioin e majtë është e vendosur për të plotësuar një imperativ të shqiptarëve siç është reforma në drejtësi.
Ambasada e SHBA: Vendimi për xhihadistët mund të sjellë dhunë
Gjykata e Krimeve të Rënda pritet që së shpejti të japë vendimin për “xhihadistët” e akuzuar për terrorizëm. Në një njoftim të ambasadës amerikane në Tiranë thuhet se, pas vendimit për gjykimin e nëntë imamëve mund të ketë dhunë.
“Grupet ekstremiste kanë akuzuar për dhunë nëse nëntë imamët shpellën fajtorë”, thuhet në mesazhin e ambasadës për qytetarët amerikanë që ndodhen në Shqipëri apo që do të vizitojnë vendin tonë.