Slideri Kryesor

Propozim i ri, avaz i vjetër për kryeministrin

Postuar në 10 Korrik, 2016 22:03

Vizita disaorëshe e ndihmës sekretares Viktoria Nuland la në tavolinat e palëve një propozim të ri amerikan për reformën në drejtësi që hedh poshtë draftin e ambasadorit Lu për reformën. Nuland u përpoq ta paraqesë  këtë ofertë si një propozim të ambasadorëve, Lu e Vllahutin, të cilët deri dje ishin në negociata për të gjetur vota individuale që drafti të votohej në 21 korrik edhe pa konsensusin e opozitës.

Burg për 2 nga 7 të pandehurit e skandalit të barnave. Liri me kusht për drejtorin e LSI, Pjerin Xhuvani

Postuar në 10 Korrik, 2016 18:50

Vetëm dy nga 7 të pandehurit për skandalin e barnave të rimbursueshme do të qëndrojnë me burg. Për 5 të tjerët Gjykata e Tiranës vendosi liri me kusht. Sipas vendimit me 4 vjet burg u dënua për akuzën e “mashtrimit” dhe “falsifikimit” i pandehuri Hysni Roçi, pronari i 5 farmacive që falsifikonin receta për ilaçet e rimburësueshme. Fatbardh Budo ish-punonjës i Fondit të Rimbuërsimeve i cili kishte për detyrë verifikimin e këtyre farmacive, u dënua me 1 vit e 4 muaj burg për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

PD nuk i hap rrugë planit Lu për reformën. Basha: Kemi vota vetëm për konsensus

Postuar në 10 Korrik, 2016 18:00

Për Lulzim Bashën nuk ka asnjë rrugë tjetër për miratimin e reformës në drejtësi pa konsensusin politik mes palëve. Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit me ndihmës sekretaren Viktoria Nuland, duke lënë të nënkuptohet se çdo përpjekje e ambasadorit Lu për të gjetur vota djathtas nuk garanton një proces të gjithëpranuar. “S’ka dhe s’do te ketë themel per reformën në drejtësi përveç konsensusit politik mes palëve”-tha Basha.

Thirrje për dialog. Gorbachev: “Lufta e ardhme do të jetë e fundit”

Postuar në 10 Korrik, 2016 17:28

Nëse konflikti mes Perëndimit dhe Rusisë përshkallëzohet drejt një lufte, atëherë ajo do të jetë lufta e fundit. Kështu ka deklaruar ish-presidenti sovjetik, Mikhail Gorbachev në një intervistë për radio “Echo Moskvy”, përmes së cilës ka vlerësuar se vendimet e fundit të NATO-s janë dritëshkurtra dhe të rrezikshme. “Hapa të tillë çojnë në tension dhe thyerje. Europa po ndahet, bota po ndahet. Ky është një shteg i gabuar për komunitetin botëror. Ka shumë kriza globale dhe individuale saqë të mund të braktiset bashkëpunimi.

“Raiffeisen bank”: Rritja e komisioneve nuk lidhet me vjedhjen në Rinas

Postuar në 10 Korrik, 2016 15:24

Të gjithë klientëve të “Raiffeisen Bank” u ka shkuar një njoftim me shkrim me përmbajtjen: “I nderuar klient ju falenderojmë që keni zgjedhur “Raiffeisen Bank”. Ju njoftojmë paraprakisht se duke filluar nga data 15 gusht 2016, do të aplikohet komision mirëmbajtjeje për llogarinë në lek/USD/ GBP/CHF”.

Sipas njoftimit, mbajatja e llogarisë bankare ka qenë më parë pa komision, por tani do të bëhet 150 lek në muaj. Për ata që kanë llogari në dollarë amerikanë, tarifa vendoset 1.5 USD, gjithashtu për llogarinë në franga, tarifa mujore do të jetë 1.5 franga.

As të parët as të fundit për martesat homoseksuale, një standard i të majtës liberale me emrin PS

Postuar në 10 Korrik, 2016 11:14

Partinë Socialiste mund ta quajmë të majtë liberale për aq kohë sa është e hapur për të thyer tabutë e saj ideologjike që lidhen edhe me moralin shoqëror. Reforma në drejtësi është për socialistët një lloja standardizimi europian i të drejtave të njeriut që lidhen edhe me diskriminimin seksual. “Stop gjuhës së urrejtjes dhe homofobisë! Ka shumë urrejtje dhe armiqësi mes nesh, mos shtoni më ndjenjën e armiqësisë mes njerëzve. Prej disa kohësh po ndjek debatin e hapur lidhur me Reformën në Drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese.

Rritet tensioni diplomatik SHBA-Rusi, zyrtarë "non grata" dëbohen nga Moska dhe Uashingtoni

Postuar në 10 Korrik, 2016 10:49

Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuam dëbimin nga vendi të dy zyrtarëve rusë si reagim për një sulm ndaj një diplomati amerikan në Moskë, edhe Rusia nga ana e saj njoftoi dëbimin e dy zyrtarëve amerikanë nga vendi.

Neologjizmi i fundjavës: Picëshkalë

Postuar në 10 Korrik, 2016 10:25

Prefekti i Shkodrës: “Ligji 7501, katrahura e të dyja partive. Referendum në Shkodër për pronat nëse nuk ndërhyhet për zgjidhjen e tensioneve”

Postuar në 09 Korrik, 2016 19:21

Paulin Radovani, prefekt i Shkodrës ka deklaruar se qeveria duhet të marrë masa për situatnë e tensionuar që ka prodhuar legjislacioni mbi pronën në zonën e Shkodrës. Pas një takimi me bashkitë e Shkodrës, Lezhës, Pukës dhe Agjencisë së Kthimit të Pronave, Radovani tha se 80% e familjeve kanë probelme me pronën dhe nuk përjashtohet mbledhja e firmave për një referendum që të japë një mendim për “katrahurën e ligjit 7501”.

Kërcënimi i pavend i kryeministrit: “Po vjen “zonja e hekurt”...

Postuar në 09 Korrik, 2016 16:44

Mazhoranca ka përqendruar shpresat te karta “Nuland” për reformën në drejtësi. Apo më saktë: për kalimin të pandryshuar të variantit të saj më datë 21 korrik.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor