Slideri Kryesor
Vetëm sondazhi LA Times tregon një epërsi të Trump-it
Portali amerikan RealClearPolitics raporton çdo ditë sondazhet më të fundit rreth garës Clinton-Trump dhe llogarit mesataren e tyre. Sot mesatarja e 6 sondazheve më të fundit tregon një epërsi të Clinton-it me 5.5 pikë përqindje. Por vetëm njëri nga këta sondazhe – ai i gazetës me prirje të majta Los Angeles Time – tregon një epërsi të Trump-it me 1 pikë përqindje.
Gënjeu
Ngjarja është e thjeshtë, pasoja jo e vogël.
Më 22 qershor një pjesë e biznesneve u gjobitën me 10 mijë lekë për vonesë në deklarimin e administratorit. Kjo për shkak se sistemi e-tax përditësohet.
Ekspertët pranuan se ky ishte gabim i sistemit, pasi shumë biznese deklaruan se gjoba ishte vënë përpara se biznesi të merrte në dorëzim NIPT-in.
Më 1 korrik, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaroi se këto gjoba do të faleshin, edhe pse sipas tij, “gjobat nuk ishin vënë gabim”.
CNN, një instrument banal propagande: Është ilegale të lexosh WikiLeaks. Na ndiqni ne!
Televzioni ndoshta më i madh në SHBA, CNN, është shndërruar në një borie propagandistike përherë me frikën se Donald Trump mund të fitojë zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor. Duke dashur të ndihmojë kandidaten demokrate, Hillary Clinton, krejt e paaftë që të përballojë edhe në debat, republikanin Donald Trump, CNN ka dalë me këtë mesazh live për spektatorët, duke thyer çdo kod në raportim. Një shembull sesi propaganda i vesh të gjithë, në Lindje e në Perëndim, me të njëjtën uniformë, atë që e kemi parë jo rrallë muajt e fundit edhe nga ndonjë seli diplomatike në Tiranë.
KLSH kërkon nga Gjykata e Lartë rihapjen e hetimeve për marrëveshjen e qeverisë me CEZ: “Prokuroria të pyesë Damian Gjiknurin”
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vendosur të shtyjë më shumë për rihapjen e hetimeve për marrëveshjen e mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe CEZ. KLSH-ja ka kërkuar nga Gjykata e Lartë që të urdhërojë rihapjen e hetimeve për mënyrën sesi u mbërrit në marrëveshje, kjo nisur nga fakti se “Prokuroria e Përgjithshme i ka pushuar hetimet në muajin qershor”.
Sipas juristëve të KLSH-së, “prokuroria nuk ka hetuar siç duhet kallëzimin në fjalë”, hetimet sipas tyre ishin “të dëmtuara dhe të paplota, përsa kohë nuk ishte administruar edhe dokumentacioni shtesë”.
Lista të hapura për deputetët, tjetër provë force e LSI-së me Edi Ramën
Edi Rama duket se do të gjejë sërish supriza në raport me LSI-në. Pak ditë më parë ai kundërshtoi idenë e listave të hapura për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Por sërish del se ky qëndrim ishte i pakonsultuar me aleatin e tij në qeveri Ilir Meta, i cili ka hedhur propozimin për lista të hapura ose siç quhen ndryshe deputetë të popullit pasi renditjen në listën fituese nuk e përcakton më kryetari i partisë, por votat që fiton seicili kandidat.
Basha kërkon të hyjë në zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër, qeveri teknike apo rrëzim me protesta?
Zgjedhjet e ardhshme do të jenë testi vendimtar por opozitën, por edhe basti personal i Lulzim Bashës për t’u rikonfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike. Teorikisht opozita ka folur për mungesë garancish teknike që i pamundësojnë asaj pjesëmarrjen si e barabartë në zgjedhje, por edhe për pengesa të karakterit politik që lidhen me implikimin e strukturën shtetërore në blerjen e votës.
Leksioni kosovar për Edi Ramën
Përballja e fundit mes aktorëve politikë e mediatikë të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, na mëson diçka më shumë, ose bën të njohur mënyrën sesi ky i fundit kalon nga transparenca e gabimeve të tij.
Në fillim foli Berat Buzhala dhe ai u publikua në mediat e ndryshme të Shqipërisë. Buzhala hodhi në fakt një status në Facebook, pra jo një shkrim, por sërish ai u mor si qëndrim publik. Nga Tirana nuk pati ndonjë reagim; heshtje si konveniencë apo ndoshta pse kryeministri ishte në kulmin e suksesit në Beograd.
Rreth 'kombit kosovar'
Zbuluesit dhe promovuesit e 'kombit kosovar' nisen nga nje keqperkthim, ose perkthim preferencial te reduktuar te nocioneve perendimore te fjaleve 'nation' dhe 'nationality', me gjithe reduktimin e koncepteve percjellese te ketyre dy fjaleve. Ne gjuhen shqipe fjala komb ka disa kuptime, ky ngaterresa e dy prej tyre eshte burim i "sherrit". Fjalori i gjuhes shqipe veçon si paresor kuptimin qe mbi nje shekull nenkupton bashkesine e gjuhes dhe etnise te nje populli - nuk po e citoj ne detaje - qe jo domosdoshmerisht jeton ne nje shtet.
SHBA dhe Iraku nisin ofensivën për marrjen e Mosulit nga ISIS, xhihadistëve u lihet shteg për të kaluar në Siri (Video)
Operacionin e vështirë për marrjen e Mosulit ka shpallur kryeministri i Irakut Haider al-Abadan, duke synuar likujdimin e ISIS me ndihmën edhe të forcave amerikane. Pentagoni e ka përshëndetur këtë vendim duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë përkrah aleatëve të tyre irakienë. Në operacion do të marrin pjesë edhe militantë kurdë dhe milicia shiite.
Shqipëria po merr statusin e furnizuesit kryesor me drogë të Europës
Rai3 ka vijuar trajtimin e çështjes së kultivimit dhe trafikimit të dorgës nga Shqipëria. Televizioni i është drejtuar me disa pyetje Prokurorit Cataldo Motta, Shefi i Antimafias në Leçe. Ai vlerëson se Pulia është bërë porta hyrëse e droogës së lehtë në Europë, për shkak se Shqipëria ka hyrë në rrugëne e të qenit furnizuesja kryesore. Të paktën siç shprehet Motta për Rai3, bashkëpunimi me autoritetet shqiptare nuk është ai i duhuri, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e palës shqiptare.