Slideri Kryesor
Nga kakarisja politike në CNN te mesazhi i urimit për Trump që u mbajt i fshehtë
Ekskluzive. Ky është titulli që lexoje deri pak minuta më parë në Javanews.al, një media afër qeverisë shqiptare. Çfarë ishte ekskluzive mund të pyesë shumëkush? Ekskluzive na qenkëshin mesazhi i urimit të Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë për Donald Trump. Po t’i besojmë këtij ekskluziviteti kartografik, faksimilja na thotë se mesashi është dërguar më 20 janar.
Njësoj si për hashashin, dyshime dhe akuza se policia është e implikuar në grabitje me armë(video)
Një makinë e një banke të nivelit të dytë është grabitur në rrugën Rinas - Tiranë. Punonjësit thonë se patrulla e policisë ka qenë afër, duke akuzuar madje për implikim. Video e publikuar nga Tv Klan:
Qeveria dorëzohet para Bankers, Peleshi: S’kemi ç’ti bëjmë, nuk paguan për dëmet
Një ditë pas raportit të Grupit Ndërkryeministror të ngritur nga qeveria për vlerësimin e situatës në fshatin Zharrës, ku prej muajsh ka patur lëkundje të tokës, koknkluzioni është se qeveria është e pafuqishme për të detyruar kompaninë Bankers të pranojë përgjegjësitë dhe të dëmshpërblejë banorët.
Pretendimi për minoritet bullgar mbërrin në PE
Zëra të ndryshëm në Bullgari pretendojnë se në Shqipëri ka një minoritet bullgar. Kjo rrëfenjë ka vite që tirret në këtë vend, për qëllime që nuk është vështirë të kuptohen. Së pari historia merret këtu si një indeks demografik dhe publikohen shifra. Vite më parë në mediat shqip u publikuan disa deklarata të ish-drejtorit të Muzeut të Sofjes, sipas të cilit në Shqipëri mund të ketë edhe 1.5 milionë bullgarë, mbetur këtu nga koha e Car Samuelit në kohën e perandorisë bullgare.
Llalla në kundërsulm me njoftime shtypi: Ambasadori Lu na ka demotivuar
Përplasja mes Prokurorisë dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë nuk do të mbetet me kaq. Prokuroria ka dalë sot me një njoftim, ku ndonëse nuk përmend emra thotë se për shkak të sulmeve publike, prokurorët tashmë janë kthyer në subjekte të shantazhit dhe kërcënimit nga persona që përballen me ligjin për veprat penale që kanë kryer, duke iu referuar një rasti në Krujë. Një mesazh indirekt me prapavijë të fortë politike për ambasadorin amerikan që ditët e fundit sulmoi ashpër Prokurorin e Përgjithshëm.
Militarizimi i rajonit, pas Serbisë edhe Greqia/Blerje dhe investim ushtarak prej 1.2 miliardë eurosh
Deklarohet nga të gjithë se është në krizë të madhe prej vitesh, madje edhe këto ditë po kërkohet dalja nga Eurozona, por sërish Greqia nuk heq dorë nga blerja e armëve. Mediat greke raportojnë se ministri i Mbrojtes, Pano Kammenos ka urdhërur blerjen e një skuadriljeje avionësh të tipit F-35, brezi i pestë, nisur nga rekomandimet e krerëve ushatrakë. Po kështu Kammenos ka kërkuar nga pala ruse ndihmë të paguar për mirëmbajtjen e sistemit raketor S – 300. Më tej akoma, Greqia po kërkon përmirësimin e avionëve F -16 që ka aktualisht në përdorim.
Mblesëria e qeverisë me CEZ dhe një akuzë për rolin e çiftit Hicka
Dalin në dritë të tjera fakte mbi çështjen CEZ , që duket se kompromentojnë qëndrimin e shtetit shqiptar në lidhje me zgjidhjen e konfliktit me kompaninë çeke dhe rolin që ka patur në këtë histori Avokatja e Shtetit, Alma Hiçka. Gazeta “Rilindja Demokratike” raporton se zyra që ka mbrojtur kompaninë në gjyqet që kjo e fundit ka pasur me shtetin shqiptar drejtohej nga Envi Hiçka, burri i avokates së shtetit, Alma Hiçka, e cila mbronte interesat e shtetit shqiptar.
Gjirokastra mes UNESCO-s dhe lapsit të Ministrisë së Kulturës*
Më bën përshtypje qe numri i monumenteve në Listën e UNESCO-s për Gjirokastrën, nuk përputhet me Listën e monumenteve që ka të zyrtarizuar tani vonë Ministria e Kulturës,- kjo në substancë nuk ka shumë rëndësi dhe nuk shërben si alibi, – numri i monumenteve të skualifikuar dhe të hequr, të kategorisë së dytë, është i madh dhe përbën në koleksionin kryesor gati gjysmën e monumenteve të njohur ndërkombëtarisht dhe juridikisht nga ONESC-o!
Reformatorët dhe absurdi me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi
Politika ka marrë përsipër të tundë themelet e sistemit të drejtësisë në emër të reformës që kaloi me konsensus mesnatën e 21 korrikut, por ashtu siç ka nisur udhëheqësit dhe zbatuesit e reformës tregojnë se kanë dalë vetë nga binarët. U presupozua se 27 Janari hapi një faqe të re të drejtësisë shqiptare dhe historisë së vendit, pasi u hodh shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë, institucioni i parë që do të ngrihej nga zbatimi i Reformës në Drejtësi. Mirëpo pa u shuar jehona e goglave të shortit rezulton se
Grupi Shtetëror i Punës nuk gjen dot shkaqet e lëkundjeve në Zharrës
Në hijen e skandalit me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ndërhyrjet e tij për pushimin e hetimeve ndaj kompanisë Bankers, Grupi i Punës i ngritur me urdhër të kryeministrit Rama ka dalë me një raport "të bardhë" mbi lëkundjet në fshatin Zharrës.