Blloku Politikë

Petrit Vasili: Ftohja Rama-Meta, fantazi mediatike. Por… “çdo kryelartësi do na çonte në rrugë të gabuar”

Postuar në 10 Gusht, 2015 15:05

Ka dhënë një intervistë “gjithëpërfshirëse” para mediave kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, por vëmendja kryesore ishte mbi ftohjen e përfolur mes dy drejtuesve të koalicionit qeverisës, Rama e Meta. Sipas Vasilit, teoria e “ftohjes” është pjesë normale e konsumit mediatik dhe fantazive të lira dhe të pakufi. Megjithatë, ai la të kuptohej për vërejtjet e LSI-së mbi performancën ekonomike të qeverisë. “Besoj se është në analizën e qeverisë gjithçka që duhet përmirësuar në tatime dhe në dogana.

Ligji i ri i turizmit fut ujë nga të gjitha anët. Presidenti e refuzon dekretimin

Postuar në 10 Gusht, 2015 12:03

Edhe pse nje rektifikim i çastit të fundit ja hoqi kompetencën ministrit Ahmetaj për dhënien e vlerësimeve të cilësisë turistike, një listë të gjatë shkeljesh dhe pasaktësish ka gjetur edhe  presidenca, pasi Presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk e ka dekretuar ligjin e ri për Turizmin duke i hapur rrugë edhe njëherë diskutimit të tij në Kuvend. Zyra e Presidentit ka dhënë edhe arsyet e mosdekretimit.

Arsyea e parë:

Rama e Meta, marrëdhënie të ndera

Postuar në 10 Gusht, 2015 11:15

Analisti Andi Bushati u është përgjigjur disa pyetjeve nga Syri.net për situatën politike në vend, konkretisht brenda koalicionit të majtë. Bushati pohon se ka prova dhe dëshmitarë se marrëdhënia mes dy partnerëve të qeverisë, Edi Rama dhe Ilir Meta është thyer rëndshëm.

Qeveria ndalon lejet e ndërtimit në gjithë vendin. U kërkon bashkive planet e reja vendore

Postuar në 10 Gusht, 2015 10:27

Pezullohen të gjitha lejet e ndërtimit në territorin e vendit. 61 bashkitë e reja duhet të angazhohen në plane të reja vendore nga e para dhe vetëm pasi këto plane të jenë dorëzuar, qeveria do lejojë vijimin normal të ndërtimit.

Mediu i kërkon PD-së respektimin e marrveshjes: Në 10 bashki duam nënkryetarët

Postuar në 10 Gusht, 2015 07:47

Aleatët i kërkojnë PD-së të respektojë marrëveshjen që ka me to në lidhje me ndarjen e posteve në bashkitë e fituara nga opozita në zgjedhjet e 21 qershorit. Referuar votave që kanë mbledhur, duket se demokratët janë komodë në ndarjen e posteve në pushtetin vendor, pasi një gjë të tillë do ta bëjnë vetëm me republikanët. “Gazeta Shqiptare” shkruan se sipas marrëveshjes që PD­ja ka pasur me aleatët përpara zgjedhjeve, ato do të kishin nivel përfaqësimi në bazë të votave të mbledhura prej tyre. Partia e dytë do të përfaqësohej në nivel nënkryetarësh bashkie, e kështu me radhë.

Shqipëria, sekreti i fundit/Të heqin dritat, kur as nuk t'i sjellin

Postuar në 09 Gusht, 2015 16:15

Ngjan thuajse e pashmangshme që dritat të mungojnë aty ku ka shumë njerëz. Kjo po ndodh aktualisht në Jug të Shqipërisë, aty ku shpresohet që të fitojmë turizmin si sfidë edhe ekonomike, apo imazhi. Mirëpo punët nisin mbrapsht. P.sh lajmet e para që erdhën nga bregdeti ishin ato që kishin të bënin me ndërprerjen e furnizimit me energji të atyre subjekteve që rezultonin debitore ndaj OSHEE-së. Edhe pse një goditje jo shumë e gjetur, sërish enti në fjalë është në të drejtën ligjore të zbatojë masat e mësipërme.

S'mund të turpërohemi për disa azilkërkues

Postuar në 09 Gusht, 2015 13:33

Deri dje qeveria fajësonte trafikantët për shifrat në rritje të azikërkuesve, por të paktën zyrtarisht nuk ka ndaluar individë apo grupe që nxisnin emigrimin përmes skemave të përfitimit financiar. Përfaqësues të qeverisë që nga kryeministri i pari kanë deklaruar përpara ndërkombëtareve se qeveria është në luftë me fenomenin, por e vetmja punë në këtë drejtim janë thirrjet ndërgjegjësuese të zyrtarëve të dorës së dytë të Ministrisë së Brendshme nga pikat e kalimit kufitar.

Nuk kursehen lekët për Bashkinë e Tiranës

Postuar në 09 Gusht, 2015 09:33

Kur qeveria po shtrëngohet nga të gjitha anët për të kursyer ndonjë kacidhe, Ministria e Financave i ka dhënë bashkisë së Tiranës një fond shtesë prej 92 milionë lekë në datën 3 gusht. Destinacioni i këtyre parave ende nuk dihet nuk është bërë.

Prokuroria bie në gjurmët e parave të fshehura të tre deputetëve dhe dy ish-ministrave

Postuar në 09 Gusht, 2015 08:46

Sipas të dhënave të KLSH dhe raporteve ndërkombëtare, pushtetarët në Shqipëri vjedhin miliona euro çdo vit nga buxheti i shtetit, ndërsa miliona të tjera burojnë nga ryshfeti, skemat e korrupsionit, lidhjet me krimin etj. Megjithatë, është një zyrtar i rangut të lartë i cili nuk është dënuar deri më sot. Por, kësaj kulture duket se po i vjen fundi. Gazeta “Sot”, shkruan se një grup prokurorësh janë angazhuar për hapjen dhe verifikimin e disa dosjeve të pasurisë, për llogari të disa ish-ministrave, ish-deputetëve dhe deputetëve.

Një emër me gjashtë zero për Elisa Spiropalin!

Postuar në 09 Gusht, 2015 02:22

Ajo që përflitej ngado në Tiranë, ka gjetur dje një titull zyrtar në “Rilindjen Demokratike”, gazetë e Partisë Demokratike. Me një shkrim të gjatë, kjo gazetë akuzon ish-drejtoreshën e Doganave, Elisa Spiropali se ka vjedhur për vetëm 16 muaj në detyrë 5 milionë euro. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse Edi Rama, kryeministri, e ka larguar nga detyra Spiropalin. “Rama është personi i cili në një komunikim të ngushtë me njerëzit e tij të besuar kur ka kërkuar largimin e Spiropalit ka dhënë edhe arsyen se përse.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë