Blloku Politikë
“Krushqia” ngjan pa bëhet. E kemi kryeministrin lajm në mediat kryesore
Mediat amerikane kryesore kanë vënë në kryqëzim publik zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, duke evidentuar tanimë hapur se ndër të tjera, dyshimet për lidhje mes tij dhe kryeministrit shqiptar në funksion të penalizimit të opozitës së këtushme, janë të qëndrueshme.
Vetëm Paraja nuk lejohet të bëhet qesharake në këtë vend
Mediat pranë qeverisë kanë rendur të numërojnë protestuesit dhe të deklarojnë dështimin e protestës së opozitës. Nëse e sheh protestën për nga qëllimi i shpallur dhe parafabrikimi si revolucion, protesta dihej se do dështonte. Nuk është Shqipëria vend revolucionesh dhe nuk është një popull i dashuruar me TEG-un dhe Big Brother, popull revolucionesh që tret ide dhe bën sakrifica.
Flet për Mbretërimin e Edi Ramës
Mero Baze shkruan shpesh në komentet e tij se “Edi Rama argëtohet me…”, duke e lidhur argëtimin e kryeministrit me gabimet dhe gafat e kundërshtarëve politikë.
Tani pyetja që të lind është: ku e di Mero Baze se Edi Rama argëtohet? Pasi emocionalisht do të duhet të mbajmë parasysh çdo sjellje, përfshirë zhvillimin spontan të sindromave të ndryshme. Politikisht nuk kemi parë argëtim. Dritan Hila shkon më tej. Në një opinion të publikuar te gazeta “Tema" ai flet për mbretërimin e Edi Ramës. Pa thonjëza, në manifestim ekstaze të dëshirores.
Qeveria që shet shtetësinë me një apartament merret për 4 vjet me pasaportat e shërbimit
Qeveria shqiptare ka gjetur kohën të merret sërish me arnimin e vendimeve për subjektet që kanë të drejtë të pajisen me pasaportë diplomatike apo shërbimi.
Koha që ambasadorët të dalin nga jeta publike në Shqipëri
Ambasadori britanik Alastair King Smith ka deklaruar nga Elbasani se do të ketë sanksione të reja për ata që minojnë demokracinë dhe bëjnë korrupsion. Të paktën kështu e raporton gazeta “Tema” diplomatin në fjalë që duhet thënë se po shkon pak skiç me formatin e deritanishëm të diplomatit britanik në vendin tonë.
Kryeministër, mos u fshih!
Sa plasi skandali McGonigal, Berisha u çel. Sepse i erdhi zogu në dorë, ia sollën vetë. Budallallëqet e liderit.
Tani që të kuptojmë shkallën e degradimit ku jemi: Kryeministri fshihet, fshihet duke qeshur kot, pa lidhje siç ishte qeverisja e tij.
Në skenë dalin të gjithë me radhë: Frroku, Ngjela, Fatos Klosi, rihapet Gërdeci, përmendet Shkëlzeni, sjellin Stelën nga Austria, more po dalin të gjithë me një palë llastiqe e gjuajnë.
Si dikur në mbledhje Fronti apo kur prokurori jepte pretencën, me vdekje: Duatrokitje.
Luftë hibride rendit ndërkombëtar
Janusz Bugajski, një analist me kredenciale ndërkombëtare, shkruan në gazetën “Dita” një analizë – prognozë mbi rrjedhojët e shpërbërjes së Federatës Ruse. Është një parashikim, një dëshirë, që padyshim ka vlerë të analizohet në një rrafsh me prirjet centrifugale të pas Luftës së Ftohtë siç janë edhe ato për pavarësinë e Kalifornisë p.sh.
Dyshe ëndrrash
D.m.th të sqarojmë pak veten: nëse pranojmë akuzën se Edi Rama ka lobuar kundër një lobisti të Lulzim Bashës ai ka lobuar kundër këtij të fundit.
Bashën e vuri Berisha në krye të PD-së pasi Berishën e mundi Rama me 1 milionë shuplaka.
Lobim kundër Bashës në ShBA, kundër dikujt që mbeti askush.
Mandej Basha heq Berishën me deklaratë personale dhe mbështetje të ShBA-ve dhe duket se puna mbaroi. Berisha heq Bashëm për bythe për 24 orë dhe jemi në kushtet kur Berisha 80 vjeç është alternativë zgjedhore.
Ballkani i Hapur mbetet vetëm një fantazëm politike
Është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi për Miratimin e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes me Kartë Identiteti në Ballkanin Perëndimor përmes së cilës rregullohet procedura e re e lëvizjes. Ajo që bien në sy është se në arsyetimin e hapjes së vendimi nuk figuron asgjë prej Ballkanit të Hapur. Referohet:
Ka vetëm një Çështje që duhet bërë Dosje
Në këto minuta raportohet se është arrestuar ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave Alda Klosi. Top Channel flet për pastrim parash, ndonëse paratë e gjetura si të padeklaruara nuk mund të jenë të pastruara. Televizioni në fjalë arrin deri aty sa përmes burimeve shkruan se pastruesja Dobi e marrë në pyetje ka përmendur emrin e Arben Ahmetajt.