Blloku Politikë
Kurti nxjerr bllof Ramën në Vilnius. Qeveria e Kosovës njofton pikat e dakordësuara me BE-në
Duket se marrëveshja për çtensionim të situatës në averi të Kosovës është arritur. Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryenegociatori i në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka dakordësuar në takimin e së hënës me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, uljen me 25% të pranisë policore në komunat e veriut.
Vulin shpallet non grata në SHBA
Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është futur në listën e sanksioneve amerikane. Vulin akuzohet për përfshirje në dërgesat e paligjshme të armëve, trafik droge dhe keqpërdorim të posteve publike.
Zyra e Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja tha se Vulin e ka përdorur autoritetin e tij publik për të ndihmuar tregtarin serb të armëve të sanksionuar nga SHBA, Slobodan Tesiç, të lëvizte dërgesat e paligjshme të armëve përtej kufijve të Serbisë. Njëkohësisht, Vulin akuzohet edhe për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës.
Dy mundësi për Presidentin
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka renditur sot një sërë akuzash penale për Taulant Ballën, propozuar për ministër të ri të Brendshëm. Ndër të tjera, z. Berisha ka cilësuar se Balla është I vetmi kandidat i propozuar për ministër, ndaj të cilit ka aktualisht dy hetime penale.
Në këtë konteskt, kreu i Rithemelimit, po I bën një thirrje publike Presientit të Republikës që të mos dekretojë z. Balla për ministër. Çfarë na thotë kjo?
Lajm nuk është shkarkimi i Çuçit, por caktimi i Ballës dhe nëse ky e dinte apo jo emërimin
Komentimi i shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ka nxjerrë në sipërfaqe një të vërtetë që përflitej. Se z. Rama donte ta largonte dhe se z. Çuçi nuk preferoi të ndërhynte në punët e Policisë së Shtetit. Nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo dhe sesi një Ministri e Brendshme, mund të funksionojë mbi këtë lloj organizimi, por autonomia e dhënë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë që duket se jepte llogari te kryeministri, ka qenë një model që nuk ka funksionuar.
SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt. Veliaj, i vetmi zyrtar i lartë jashtë rrezes së hetimit penal
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë lejen për kontroll banese dhe arrestimin e deputetit, ish-kryeministër i vendit, Arben Ahmetaj. Në shkresën e vet të publikuar në faqen zyrtare, SPAK cilëson tri akuza për z. Ahmetaj në kuadër të procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022:
Taulant Balla propozohet për ministër të Brendshëm
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshimin e ministrit të Brendshëm. Bledi Çuçi largohet me falenderimin për “punën korrekte” dhe në vend të tij do të propozohet Taulant Balla, lakuar herët për këtë detyrë.
Largimi i Çuçit kishte kohë që përflitej por mesa duket ngjarja e Fushë-Krujës ka përshpejtuar vendimin.
Rrahman Rraja lë politikën dhe mandatin e deputetit
Teatri shtetëror i pas dhunës në Fushë – Krujë provon ekzistencën performative të institucioneve si Policia e Shtetit. Kështu pasi vetë përfaqësues të tij që njihet si fisi Rraja publikuan videon për të shantazhuar me gjasë mbarë fshatin ku ndodhet gurorja, kanë nisur reagimet. Policia me shpallje në kërkim, ministri Çuçi në takim me drejtorin e Pëegjithshëm të Policisë së Shtetit, a thua sot u zbulua se çfarë bëhet.
Video/Po të them mos t'i quash Kumbarë!
Termi "Kumbarë" ka provokuar keq presidentin serb, Vuçiç në konferencën për shtyp me z. Rama në Beograd, aq sa në mbyllje të saj, z. Vucic nuk iu durua pa i thënë me zë të ulët z.Rama një fjali që duket sikur dëgjohet si: Po të them mos t'i quash Kumbarë!(I will tell you to not call them Godfathers...!)
Më keq nuk bëhet/Në Kosovë i mbyllën derën, në Beograd ia përplasin në fytyrë
Turi ballkanik i kryeministrit Rama ka përfunduar me një lloj incidenti. Në fund të konferencës për shtyp me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, z. Rama është shprehur ndër të tjera se:
Draftstatutin ia kam dërguar Francës dhe Gjermanisë si “kumbarë të marrëveshjes”.
Koha Ditore e zbardh kështu përgjigjen e Vuçiç:
Dy qëndrime në dy ditë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar dje gjatë një interviste në emisionin “Rubikon” në Kosovë për çështjen e bandave të Veriut(bandave serbe për të cilat akuzon Kosova) se:
Shqipëria nuk është një parti politike në Kosovë. Unë s’kam parti politike të regjistruar në Kosovë, madje kur Albini erdhi në Shqipëri për të garuar me një parti në siglën e tij kundër partisë sime, e kam pritur për drekë.
Tani ç’lidhje ka kjo Shqipëria nuk ka mbështetur qëndrimin e Kosovës për bandat, ne jemi një shtet, shtet tjetër