Blloku Politikë
Për të hapur negociatat duhet të kalojmë Urën
Nuk ka asnjë vendim për hapje negociatash me Shqipërinë para zgjedhjeve të 2017. Në këtë përfundim arritën ministrat e Jashtëm të BE të mbledhur në Bruksel.
"Do jem kryeministri juaj edhe për 4 vjet. Nuk ka dyshim për këtë"
Kryeministri ështëi sigurtë në fitoren e një mandate të dytë qeverisës. Gjatë firmosjes së një marrëveshjeje me Bankën Botërore, Edi Rama ka shprehur siguri, jo vetëm për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, por edhe se ai do të jetë kryeministri i vendit sërish.
Në samitin e BE flitet për kushte dhe datë negociatash në 2018. Ndoshta një nga arsyet që Rama u kthye me “turinj të varur” nga Berlini
Teksa në Shqipëri ka hedhur rrënjë debati nëse batimi i Ligjit të Vetting-ut ky është i vetmi kusht për hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë në Bruksel panorama është akoma më e ngarkuar. Në Tiranë entusiazmi për negociatat ka rënë, ndoshta sepse zyrtarisht është mësuar se nuk do të ketë dritë jeshile për Shqipërinë, dhe kjo qëkurse kryeministri u kthye me “turinj të varur” nga Berlini.
Berisha thotë se e kishte paralajmëruar Edi Ramën për pasojat e 21 Janarit
21 Janari mbetet ende një nga ngjarjet e pazbardhura dhe me shumë pikëpyetje për rolin e ish-qeverisë së Partisë Demokratike si dhe ish-opozitës socialiste në protestën që u mbyll me katër të vrarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Partia Socialiste vijon ta konsiderojë si një ditë homazh dhe angazhim të saj politik zbardhjen e së vërtetës, ndërsa Partia Demokratike si një sulm kundër institucioneve kushtetuese që u mbyll me një bilanc tragjik.
Do përgjojmë këdo dhe nuk i japim llogari njeriu!
Sot është zhvilluar një seancë e Komisionit Parlamentar Hetimor për pajisjen përgjuese ku kanë qenë për të dëshmuar ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako.
Në parantezë duhet të theksojmë se nga kësi komisionesh opinioni publik nuk duhet të presë asgjë nga opozita e Partisë Demokratike, e cila operon aty me zhurmë paralelisht me komisionin për CEZ ku është thirrur Sali Berisha. Jemi pra në kushtet e një pazari të hapur.
Opinioni i Venecias sërish me dy lexime, fjala e fundit për Vetting-un i takon Gjykatës Kushtetuese
Komisioni i Venecias ka publikuar opinioin për katër pyetjet që Gjykata Kushtetuese i kishte adresuar këtij Komisioni me kërkesë të Partisë Demokratike. Sipas Komisonit të Venecias, ndonëse Gjykata Kushtetuese është në konflikt interesi me ligjin e Vetting-ut, ajo nuk mund të përjashtohet nga e drejta për të shqytuar nëse ligji është në përputhje me kushtetutën.
Hahn përsërit formulën: “Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja është e paplotë”
Pa Ballkanin Perëndimor Bashkimi Europian nuk do të jetë i plotë. Ky është pohimi që Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka bërë në një intervistë për të përditshmen e Banja Lukës, “Nezavisne novine”.
“Ekonomitë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë të ndërlidhura. Ne ndajmë të njëjtat qëllime për prosperitetin ekonomik dhe kjo është arsyeja pse BE-ja ka zgjeruar interesin përmes të garantuar që vendevet e Ballkanit Ekonomik të jenë ekonomikisht gati për t’u anëtarësuar”, tha Hahn.
Kodheli: Ushtria italiane do na dhurojë armatimin
Niset një mision shqiptar në Afganistan, nën komandën italiane. Ne fjalën e rastit Ministrja Kodheli, duke folur për bashkëpunimin me Italinë, përmendi projektin me Forcat e Armatosura italiane, që do të dhurojnë për ushtrinë shqiptare armatimin model NATO, gjatë vitit 2017, do të plotësojnë të gjitha nevojat e Forcave tona të Armatosura.
TemaTv
Ballkani Perëndimor: “Predikojnë pafundësisht Europën dhe demokracinë, po ndërtojnë qeverisje autoritariste”
"Zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor mund të jetë akti që mund t’i sjellë edhe vetë unionit funksionimin e vet demokratik". Kështu shkruan në një opinion të vetin Dr. Vedran Džihić nga universiteti i Vjenës, sipas të cilit impasi i integrimit përmes fazave tranzitore, po polarizon shoqëritë në lëtë rajon. Ky është një pohim që e vendos Ballkanin në fokus të debatit europian për pabarazinë dhe duke dhënë zgjidhje do të jetësonte një realitet që predikohet shumë.
Abc News: Draft rezolutë e BE-së që tejkalon ngujimin te Vettingu
"Abc News" raporton sot për një draft rezolutë të Këshillit të Europës, hartuar nga 28 ambasadorët e përhershëm të BE-së që përfshin 8 pika për Shqipërinë, si kritere për t’u përmbushur në kuadër të hapjes së negociatave. Drafti do të diskutohet në datën 13 dhjetor, ditë kur Shqipëria pret një vendim. Kërkesat janë: