Blloku Politikë
Vendimi në Kosovë, një shembull tjetër për nevojën e largimit të Dvoranit nga sistemi
Vendimi i sotshëm i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës risjell në vëmendje rëndësinë e një institucioni të pavarur që garanton interpretimin final të Kushtetutës. Ka ndodhur një gjë shumë e rëndësishme: në Kosovë u rrëzua qeveria me një një manovër politike që mban era puç. Puç sepse më tepër sesa zgjidhje e një krize, largimi i LDK-së nga aleanca me VV-në shfrytëzoi një pretekst të provokuar.
A është e përshtatshme për Shqipërinë ndjekja e modelit italian edhe për hapjen?
Po bëhet përditë e më e qartë se në marrjen e masave kundër pandemisë, qeveria shqiptare po ndjek thuajse hap pas hapi modelin e Italisë. Po të heqim faktin se qeveria shqiptare reagoi shumë shpejt në mbylljen e shkollave dhe kopshteve, aplikimin e karantinës së plotë, në aspektin e menaxhimit të situatës në vazhdim ajo ndoqi thuajse identikisht Italinë.
Komisioni Europian akordon 3.3 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor
Komisioni Europian njoftoi sot mbi 3.3 miliardë € ndihmë financiare të BE-së të mobilizuar së bashku me Bankën Europiane të Investimeve në dobi të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo paketë synon të adresojë shëndetin e menjëhershëm dhe nevojat njerëzore si rezultat i pandemisë COVID-19, si dhe të ndihmojë në rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.
Presidenti mohon se ka marrëveshje me kryeministrin
Presidenti Ilir Meta i hedh poshtë hipotezat për një marrëveshje nën zë me kryeministrin Rama dhe maxhorancën. Në studion e emisionit “Në Fokus”, në TvT, Meta tha se nuk ka qëndrime të tjera përtej atyre që ka bërë publike.
“Unë marrëveshjet i kam me zë dhe me gjithë qytetarët e Shqipërisë. Qëndrimet e mia kanë qenë publike”, tha ai.
Megjithatë, i pyetur në lidhje me dekretin me të cilin anuloi zgjedhjet vendore të 30 qershorit të vitit të shkuar, Meta nuk preferoi të përgjigjej.
Kriza po shtron mendimet për rishikimin e rendit ndërkombëtar
I gjithë sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare do të rishikohet pas kalimit të pandemisë së koronavirusit. Të paktën këtë mendon Rusia teksa ndihmësi i presidentit rus, Maxim Oreshkin ka shprehur nevojën e një ndryshimi.
Të gjitha institucionet ndërkombëtare do të rikonceptohen. Them se ne do ta kalojmë këtë situatë krize dhe i gjithë sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare do të rishikohet seriozisht nga ky kënd i ri
është shprehur ai.
Një ushtar që sillet si protagonist
Nëse ka në Shqipëri një biçim politikani që bën protagonistin e punëve të tjerëve ky është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Pa dashje, ngatërron karantinën me burgun
Lexoni se çfarë njoftimi vendos në Facebook e vet kryeministri Edi Rama:
Është një mesazh krejt i panevojshëm dhe fyes. I panevojshëm sepse mjafton që këtë njoftim ta japin institucionet përkatëse. Fyes sepse z. Rama zgjedh se kush duhet ajrosur në fundjavë, duke huazuar një term që vlen për personat që janë në burg.
Falë Zotit kemi Europën. Kriza provoi se kemi nevojë për më shumë Europë
Filozofi Benard Henri Levy ka dhënë një intervistë për gazetën “Kathimerini” përmes së cilës ka dhënë disa mendime për krizën aktuale të shkaktuar nga epidemia. Një entuziast i Europës, Levy thotë se tani është një moment që do të përcaktojë të ardhmen tonë. Dhe nëse gabojmë duke u mbyllur dhe tërhequr nga bota, ky do të jetë një moment vendimtar në atë që ai e quan “historia e rënies sonë”.
Pandemia, Greqia sjell ndihmë mjekësore për minoritetin grek në jug të Shqipërisë
Nga Greqia kanë mbërritur ndihma nëë pajisje dhe furnizime mjekësore për banorët e minoritetit etnik grek në jug të Shqipërisë.
Sipas mediave greke ndihma është mbledhur nga Autoriteti Rajonal i Atikës dhe nga shoqata e të afërnve të të rënëve gjatë Luftës II Botërore në Shqipëri.
Qeveria, qendra kryesore e shpifjeve, gënjeshtrës, mashtrimit, dezinformimit, manipulimit, vjedhjes
Partia “Zgjidhja”, e cila është themeluar dhe drejtohet nga Koço Kokëdhima, njëherazi botues i një prej gazetave më të njohura në Shqipëri, “Shekulli”, e ka cilësuar raportin e “Reporterëve pa kufij” për lirinë e medias në vendin tonë si alarmant. Përmes një deklarate, kjo parti vlerëson se liria e medias në vendin tonë është në pikat më të ulëta në 30 vitet e fundit.