Blloku Politikë
Duhet edhe Dita zyrtare e Urrejtjes
Ky më poshtë është mesazhi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe pas protestave që vazhdojnë. Thelbi i mesazhit të tij është: Teatri i vjetër iku, të shohim të riun. Tipike. Dje fliste për pakica të zhurmshme, sot për opinione.
Puna e do që emocionet të kontrollohen edhe kur nuk është mesazhi që provokon, por vetë qenia e dikujt. Megjithatë është e udhës që pas këtij mesazhi, Tirana të zyrtarizojë Ditën e Urrejtjes, për të kujtuar poshtërimin që po tentohet përmes hipokrizisë. Më poshtë mesazhi i Veliajt:
Kemi nevojë për një konsensus të ri
Akti i prishjes së Teatrit Kombëtar hoqi edhe mbulesën e fundit të atij që gjoja është konsensusi ynë shoqëror dhe politik. Këto ditë të fundit para prishjes, kryeministri, që është personalisht i përfshirë në këtë që ndodhi, iu referua disa herë të drejtës që një qeveri e votuar ka për të kryer akte të kësaj natyre. Është një sofizëm që nuk shtym më përpara asnjë lloj demagogjie. Nuk ka ndonjë socialist të thjeshtë, apo të rëndësishëm që të dijë të mbrojë këtë që ka ndodhur. Mundet të shfaqen duke brohoritur shefin e tyre, t’i bëjnë like dhe share videove dhe lajmeve, por kaq.
Protestuesit kërkojnë shpërndarjen e Parlamentit
Protesta për Teatrin vazhdon ende në bulevard dhe siç shihet nga pamjet video pjesëmarrës në të po bëjnë thirrje për shpërndarjen e Parlamentit. Ndërkohë pritet që opozita të dalë me një qëndrim politik pas asaj që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit:
Mërmëritjet diplomatike për protestën
Epilogu i mbijetesës së Teatrit Kombëtar na vuri para syve teatrin e shëmtuar të selive diplomatike në Tiranë. Atyre perëndimore. Disa seli nga BE-ja, Britania e Madhe janë shprehur të shqetësuara për situatën, se me këtë akt u ndërprenë mundësitë për dialog etj..Është një recital i rëdomtë gjoja partnerësh që i kemi parë të vënë shpesh ultimatume, të kritikojnë dhe vendosin afate.
Protesta për Teatrin ka arritur disa fitore
Mediat pranë kryeministrit janë hedhur në një sulm të dëshpëruar për të bindur nuk dihet se kë, se godina e Teatrit Kombëtar duhet shembur. Media që rëndom shtrojnë pyetje, pretendojë se bëjnë investigime, që kapin probleme ligjore, kësaj radhe janë dakord me apelin e qeverisë dhe duket sikur po bërtasin me thirrjen: Prisheni, prisheni.
Padi për akt ekspertimin e Teatrit. Tre ekspertë janë pa licencë
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka ngritur një padi në Prokurorinë e Tiranës për tre zyrtarë të Institutit të Ndërtimit. AMT ka kallëzuar në prokurori për "Shpërdorim detyre", Artur Hasantare, Olsi Nunajn dhe arkitekten Elbarina Kola.
Mësohet se padia është depozituar sot në Prokurinë e Tiranës.
Presidenti: Prishja e Teatrit Kombëtar provokon paqen sociale në vend
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar sot nga Kavaja se akti i mundshëm i prishjes së Teatrit Kombëtar është provokim për paqen sociale në vend.
Një teatër i ri mbi obsesionin 20 vjeçar për të prishur teatrin aktual dhe interesat...
Protesta për Teatrin Kombëtar është përmbysur në mënyë absurde në planin argumentues. Edhe mediat pranë pushtetit të z. Rama nuk po vënë theksin te ndërtimi i një teatri të ri, por te dobia dhe nevoja e prishjes së teatrit aktual.
Godina ekzistuese po trajtohet si një objekt spitalor epidemik, që pasi ka mbaruar funksionin duhet asgjësur si kujtim i një kohe të errët. Lexoni se çfarë thotë kryeministri, të cilit i kanë shteruar argumentet dhe flet për mandat popullor dhe për ekskluzivitetin e pushtetit ekzekutiv për çështje të urbanisitikës.
Presidenti i Republikës çon në Gjykatën Kushtetuese dosjen e Teatrit Kombëtar
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë për VKM-në që transferon pronësinë mbi Teatrin Kombëtar në Bashkinë e Tiranës. Sipas Metës ky vendim dhe prishja e godinës aktuale do të cenonte disa parime kushtetuese duke dëmtuar trashëgiminë e përbashkët historike. Sipas Metës, vetë cilësimi i objektit me emrin Teatër Kombëtar e bën juridikisht të pamundur që një organ i pushtetit vendor, si Bashkia Tiranë, të vendosë për prishjen e tij. Më poshtë konferenca e plotë:
PS-në e mban në pushtet PD-ja
PS-në e mban në pushtet PD-ja
Kjo ide është kthyer në shpjegimin dominues të situatës politike në Shqipëri. Atë tani e dëgjon edhe në mjedisin më thjeshtues dhe më lakonik të shqetësimeve publike: Berberi.