Blloku Politikë

Shkëlzen Berisha, gjyqi në SHBA dhe mediat e Tiranës

Postuar në 04 Shtator, 2020 19:11

Në mediat pranë pushtetit po zhvillohet prej disa ditësh një betejë ku janë shpallur fajtorët, mëkatarët dhe fituesit.

SKEMA/ PD: Qeveria Rama, 1 miliard lekë në xhepat e Carlo Bolinos

Postuar në 02 Shtator, 2020 15:04

Partia Demkratike, akuzoi pronarin e Report Tv dhe Shqiptarja.com Carlo Bolino, se në dy vitet e fundit ka përfituar 7.5 milionë dollarë tendera fiktiv në bazë të skemave korruptive. Selia blu zbardhi skemën e pretenduar se si lekët e përfituara nga kompania  Web & Communications Development, në pronësi të Igli Gjelishtit transferohen me pas në llogaritë e biznesit të Bolinos. Partia Demokratike, thotë se pas skandalit prej 2.5 miliard dollarë tendera fiktiv të Agjencisë Kombëtare e shoqërisë së informacion

Në garë për mandatin e tretë

Postuar në 01 Shtator, 2020 19:55

Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot ambicien për të kandiduar për një mandat të tretë qeverisës. Nuk është diçka e jashtëzakonshme. Kryeministra të tjerë para tij e kanë bërë një gjë të tillë, veçse askush nuk e ka korrur suksesin. Fatos Nano më 2005 dhe Sali Berisha në vitin 2013, kandidonin për një mandat të tretë. Kësaj radhe është Edi Rama që po deklaron ambicien për një fitore tjetër.

Ftesa e Ramës përçau shqiptarët në Malin e Zi

Postuar në 01 Shtator, 2020 15:59

Humbja e partisë së Gjukanoviçit në Malin e Zi, sipas politologut Kristian Duka, erdhi për shkak të ndërhyrjes së kishës ortodokse në politikë. Në një intervistë në studion e lajmeve në TvT, Duka tha se thirrja e kishës ortodokse për të mos mbështetur Gjukanoviçin i orientoi votat në drejtim të opozitës, duke i hequr PSD-së 6 deputetë.

Mbyllja gojën ambasadës se do të të nxjerrim të pastër!

Postuar në 31 Gusht, 2020 23:20

 Faqja “Reporter.al” raportonte sot se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i vënë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe për lidhje me grupin e trafikimit të drogës, “Habilaj”, ka lobuar në SHBA që ambasada e këtij vendi të mos prononcohej gjatë procesit të tij gjyqësor.

Po negociojmë detin pa patur asnjë interes real

Postuar në 31 Gusht, 2020 19:05

Shqipëria politike po afrohet sërish përballë një problemi delikat siç është ndarja e kufirit  detar me Greqinë dhe zonave ekonomike me të. Problemi është delikat jo për kompleksitetin e aspektit teknik të procesit, por për shkak të sjelljes së elitës politike në raport me çështje të tilla që rezonojnë përtej shqetësimeve të saj të natyrës strikt ekonomike.

Deti nuk ndahet me 7501-n, ndaj nuk bien dakord

Postuar në 29 Gusht, 2020 16:02

Për detin po flasin të gjithë. Njëra palë thotë se 12 miljet e palës greke sjellin humbje për ne dhe hedhin në punë matematika të posaçme.  Kryeministri sot ka zbuluar se është stërnip i Odise Kasnecit që e quan mik të Abdyl Frashërit dhe si i tillë ai nuk mund ta falë detin. Mirëpo sado e ndërlikuar të duket loja ajo është fare primitive: opozita kërkon te provokojë një situatë krize dhe tensioni duke ushqyer idenë se deti iu shit grekut. 
Lexoni p.sh se çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha: 

Po vepron helmi që përhapi vetë më 2009-ën

Postuar në 28 Gusht, 2020 17:51

Kryeministri i Shqipërisë ndodhet në një pozitë të vështirë publike. E vështirë në perspektivën e dëmtimit të imazhit, ashtu siç e percepton ai. Kemi të bëjmë me të ashtuquajturën çështje e detit me Greqinë.

Pse keqkuptohet përherë për politikën e jashtme ky mjeshtër i fjalës?

Postuar në 27 Gusht, 2020 23:05

Edi Rama mund të jetë ndoshta i vetmi kryeministër që pas thuajse çdo deklarate që ka të bëjë me politikën e jashtme, i duhet të zhvillojë një fushatë sqaruese disa ditore për të shpjeguar atë që ka dashur të thotë. Kjo i ka ndodhur me deklaratat që bëri në fushatën elektorale në ShBA, për deklaratat në Beograd, për Minishengenin, për raportet me Turqinë, për qëndrimet ndaj europarlamentarëve të ndryshëm, për idenë e ndarjes së Kosovës. Dhe tani së fundmi edhe për zgjedhjet në Mal të Zi.

Pas ftesës shqip, solidariteti mes të akuzuarve si më të korruptuarit në rajon

Postuar në 27 Gusht, 2020 12:12

Pas mesazhit që të votojnë Milo Gjukanoviçin, kryeministri Edi Rama ka dalë sot me një mesazh të ri për votuesit shqiptarë: ata duhet të votojnë Listën Shqiptare që ka në fokus një aleancë strategjike me Gjukanoviçin. Zoti Rama ka folur për nevojën që Mali i Zi të ruajë kursin perëndimor dhe të shmangë ato që i quajti “intereferenca nga jashtë botës perëndimore”, duke bërë të qartë kështu investimin e Tiranës zyrtare në linjën politike të Podgoricës.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë