Blloku Ekonomi
Bie 15% xhiro e deklaruar e biznesit në tetor
Xhiro e deklaruar nga biznesi në total në tetor të këtij viti ka zbritur në 42 miliardë lekë, nga 49 miliardë lekë në shtator, duke shënuar një rënie me 15% brenda një muaji. Sipas të dhënave operative të siguruara nga Revista Monitor xhiro e biznesit të madh shënoi uljen më të madhe, gati 17%.
Shteti si Punë Laboratori, Shehaj e Tatimeve drejt Gjeorgjisë për një model të ri
Drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj dhe një pjesë e drejtuesve të kësaj drejtori janë nisur për në Gjeorgji. Burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije se aryse e kësaj vizite që do të zgjasë 6 ditë është njohja dhe marrja e përvojës së Gjeorgjisë në bashkimin e tatimeve dhe doganave në një institucion. Gjeorgjia mbahet si vendi me suksese në lëmin fiskal dhe me sa duket qevria shqiptare mendon që të provojë edhe këtë gur në rritjen e performancës në administrimin fiskal.
11 rreziqet e ekonomisë shqiptare për Eurobondin sipas JP Morgan dhe Deutsche Bank
Investitorët e mundshëm duhet të konsiderojnë me kujdes 11 faktorët e rrezikut kur të investojnë në borxhin sovran të Shqipërisë kanë lajmëruar Deutsche Bank dhe J.P Morgan në prospektin që kanë bërë për emetimin e Eurobondit shqiptar. Në mesin e 11 rreziqeve, janë borxhi i lartë publik, mungesa e stabilitetit ekonomik, fiskal, politik, korrupsioni i lartë, ekspozimi ndaj krizës greke dhe italiane, niveli i lartë i NPL, rreziku nga ISIS etj. Në çdo rast të tillë, investitorët mund të humbasin të gjitha ose një pjesë të investimeve të tyre, për shkak të rreziqeve të listuara më poshtë.
Faramacistët shpresojnë të LSI-ja me përshtypjen se me Ilir Metën mund të merresh vesh
Me Ilir Metën mund të mersh vesh. Këtë e ka treguar përvoja që buron nga një strategji e LSI-së për të bërë lojë të dyfishtë mes qeverisë dhe grupeve të interesit. Përmes një letre, dërguar kreut të Kuvendit, Ilir Meta, kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj dhe krerëve të grupeve parlamentare të PS, PD, LSI dhe PDIU, Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë kërkoi reflektim nga rritja e pagesës për sigurimet në nivel maksimal.
Nafta e Rezart Taçit nga rafineritë e Ballshit, 4.4 mln litra kontrabandë u shitën me ndihmën e doganierëve
Policia shqiptare kreu pesë arrestime të profilit të lartë mbrëmjen e të shtunës në lidhje me një skemë kontrabande karburanti që mund t’i ketë kushtuar buxhetit të shtetit miliona euro taksa të humbura si dhe konsumatorëve shqiptarë, dëme të pallogaritshme në automjetet e tyre.
Sipas policisë, pesë doganierë, përfshirë një ish-zëvendësdrejtoreshë të përgjithshme dhe ish drejtorin e departamentit që mbikëqyr mallrat që i nënshtrohen akcizës në administratën doganore.
Drejt modelit gjeorgjian të bashkimit të Tatimeve me Doganat?
Disa informacione, ende jozyrtare, bëjnë me dije se qeveria po hedh sytë nga një model tjetër për administrin e financave dhe të ardhurave. Fjala është për modelin gjeorgjian, që integron Doganat me Tatimet. Ky model, i shpjeguar këtu:https://www.imf.org/external/np/seminars/eng/2011/revenue/pdf/rusuda.pdf, konsiston në reduktim taksash, konkretisht nga 22 në 6 dhe në integrim të Kodit Doganor dhe atë Fiskal.
Projektbuxheti 2016/Kërkesa për ndryshime nga shoqatat e biznesit dhe profesionet e lira
Diskutimi për projektbuxhetin 2016 është një ngjarje me rëndësi, pasi për një vit aty përcakohen politika që prekin gjithkënd. Aq më shumë merr rëndësi kjo, në kontekstin e një viti të vështirë si ky 2015, ku edhe qytetarët, por edhe qeveria hasën në jo pak probleme. Qeveria u detyrua të rishikonte disa herë planin e të ardhurave dhe në muajin shtator-tetor ndryshoi radikalisht qasjen, nga represion ndaj informalitetit në luftë ndaj tij me mjete më të zgjuara siç është një politikë e re fiskale e zerimit të taksës për biznesin e vogël.
Cherie Blair pas përplasjeve të qeverisë me Bankers
Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik që shërbeu si konsulente për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve me koncecsionarin e skanimit në dogana, Rapiscan duket se qëndron pas përplasjes mes qeverisë dhe kompanisë kanadeze të naftës Bankers Petrolium. Gazeta Dita shkruan se në prill 2014 qeveria shqiptare ndërmori hapin e parë për të anuluar kontratën me Bankers, një nga kontratat më të rëndësishme në fushën e hidrokarbureve në vend.
Qeveri me gusto: shpenzime të rritura për rikonstruksion godinash dhe mobilim zyrash
Buxheti i detajuar i shpenzimeve kapitale për kryeministrinë ka të parashikuar 102 milionë lekë (rreth 720 mijë euro) për SNRAP. Nga një kërkim i thjeshtë në google rezulton se SNRAP është draft Strategjia Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike (SNRAP) 2015-2020, ku në bazë është depolitizimi i administratës, zbatimi i legjislacionit dhe zbatimi i konkurseve meritokratike.
Një këshillë për të rinjtë që duan të merren me biznes: “Mos mendoni gjatë, por veproni. Lëvizja do të sjellë kapitalet”
Drejtuesi i Qendrës për Sipërmarrje në TelAviv të Izraelit, Dan Balter, i jep një intervistë Tv Scan. Balter flet për përvojën e tij në biznes, duke veçuar nga suksesi i Izraelit në sipërmarrje disa cilësi: si popullsi emigrante, njerëzit aty ndërmarrin rrezikun. Duke qenë se Izraeli u krijua nga asgjëja, sipërmarrësit u detyruan të mendonin ndryshe nga mënyra tradicionale dhe duke qenë një shoqëri me edukim ushtarak, kultivohet edhe përgjegjshmëria. Një këshillë që ka vlerë nga Blater për të rinjtë: “Ndalni së menduari dhe veporoni. Lëvizja do të sjellë edhe kapitalet”.