Blloku Ekonomi
Situata monopol në tregun e sigurimeve
Drejtuesja e Autoritetit të Konkurencës, Lindita Lati, sqaron në një intervistë për “Tema Tv” situatën monopol në tregun e sigurimeve. Situatë që ka ardhur për shkak të deformimit të funksionimit të tregut nga vetë operatorët. Kështu përqendrimi i shitjeve në një broker të vetëm çon në konkluzionin se operatorët kanë bërë rregullimin e brendshëm të marrëdhënieve për të krijuar virtualisht një sportel prej nga ku u merren paratë qytetarëve. Lati thotë se sistemi “bonus malus” do t’i jepte zgjidhje problemit në fjalë.
Për rrugën Durrës-Kukës duhen edhe 160 mln euro. Konçesionari merr përsipër shfrytëzimin e rrugës, por jo financimin
“Ka thithur nga paratë e shqiptarëve rreth 1,4 miliardë deri më sot dhe nuk ka mbaruar. Në një përllogaritje paraprake që ka bërë Komisioni Europian për ta standardizuar segmentin Durrës-Morinë, duhen të paktën edhe 160 milionë euro”, është shprehur ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë raportimit në komisionet e kuvendit. Qeveria po tenton, që mirëmbajtjen e rrugës t’ia kalojë me koncesion privatit, por sipas Ahmetajt, as kjo nuk ka për ta zgjidhur mungesën e financimit.
Punë pa lekë në biznesin e familjes
Shqipëria ende po ecën me ritme te ngadalta për punësimin ku një numrër i lartë i të rinjve punojnë pa pagesë në bizneset familjare. Fenomen që tregon për varfërinë e përhapur dhe për një ekonomi gjerësisht rurale.
Sipas shifrave të raportit të INSTAT, vihet re se 43.8 % e të rinjve punojnë në biznese familjare, por pa pagesë. Aty ku vihet re një ndryshim është në aspektin gjinor. 40.1 % e meshkujve të moshës 15-29 vjeç janë të punësuar pa pagë në biznese familjare, ndërsa femrat janë 49.2
Buxheti për rrugët, më i ulëti i 10 viteve të fundit
Në buxhetin e vitit 2016 qeveria i shkurtoi me 40 për qind fondet për transportin rrugor duke i çuar ato në nivelin më të ulët të dekadës, edhe pse Ministra e Transportit në ëbin e saj zyrtar ka shpallur se nevojat për investimet në infrastrukturën e evendit për ta sjellë atë në gjendje normale janë më shumë se 2.5 miliardë euro.
A ka një monopol të padeklaruar në tregun e sigurimeve të automjeteve?(video)
Një temë shumë e prekshme për xhepat e qytetarëve është edhe siguracioni i makinave. Ditët e fundit ka krijuar një farë shqetësimi propozimi i qeverisë që në projektbuxhetin e vitit 2016 që të rrisë nga 3% në 10% primin e siguracionit për automjetet. Interepretimi i parë është: do të rritet çmimi i siguracioneve. Mirëpo, nëse këtu mund të kapet një moment delikat, pasi qeverisë i duhet të kujdeset që kompanitë të mos luajnë me idenë e rritjes së primit dhe të rrisin çmimet, e vërteta është se vëmendja do kthyer edhe nga kompanitë.
Shqiptarët nuk janë më popullsia më e re. Në 2031, ¼ do të jenë 65 vjeç
Instituti i Statistikave njofton se mosha e popullsisë shqiptare po bëhet shqetësuese. Cikli po e afron atë drejt një rritjeje të moshës mesatare, teksa në vitin 2031 mendohet se ¼ e shqiptarëve do të jenë të moshës 65 vjeç.
Një komb që plaket për shkak të emigracionit, aborteve, apo edhe rritjes së moshës së vdekshmërisë, gjithë probleme që përballen edhe vende të tjera. Një temë që duhet trajtuar është ajo e pensioneve: në një vend me papunësi në rritje, me ikje të rinjsh, si do të bëhet që të mbështetet fondi i pensioneve?
Projektbuxheti 2016/Cani: “Mblodhëm më shumë para se qeveria e shkuar. Për 2016-ën, 8% më shumë të ardhura”
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka nisur raportimin në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2015. Debati është përqendruar tek të ardhurat në buxhet, një pikë e nxehtë kjo diskutimi përgjatë gjithë këtij viti. Ministri thotë se qeveria aktuale ka realizuar të ardhura më shumë sesa qeveria e shkuar dhe për ilustrim ka sjellë shifrat e vitit 2013. “A janë rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit në krahasim me vitin 2013? Fundviti 2013 u mbyll me 327.1 miliardë lekë. Fundvitin 2015 parashikojmë ta mbyllim me 387 miliardë lekë. A është 387 më e madhe se 327.1?
Bashkoj o shokë...kundër informalitetit...Kënga e një beteje të humbur
Edhe informaliteti kaq e pati si kauzë: rezultatet e aksioneve represive të qeverisë nuk janë optimiste. Për muajin tetor nga të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave, rezulton se qeveria arkëtoi 31.6 miliardë lekë të ardhura, 4.5 miliardë lekë më pak se sa plani i rishikuar i këtij muaji që qe 36.2 miliardë lekë.
Të ardhurat buxhetore, 4% më shumë se vjet, 8% më shumë se parvjet, 3% më pak se parashikimi
Të dhënat e publikuara sot nga Thesari i Shtetit tregojnë se të ardhurat buxhetore për 10-mujorin ishin 311.2 miliardë lekë. Kjo përbën një rritje me 4% krahasuar me vjet dhe 8% krahasuar me parvjet. Por kjo rritje nuk ishte sipas parashikimit të riparë në korrik për muajt në vazhdim. Të ardhurat e 10-mujorit ishin 3% më të ulta se ai parashikim. Në dy muajt e mbetur, duket i parealizueshëm parashikimi për të ardhura vjetore 398 miliardë lekë, kur mesatarja mujore deri në fund të tetorit ishte vetëm 31 miliardë lekë.
Shkarkime të drejtorëve të tjerë në Dogana
Pas shkarkimit të disa drejtorëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, kanë vijuar edhe disa lëvizje të tjera. Kështu raportohet se drejtuesit e degëve të Sarandës, Vlorës dhe Fierit janë shkarkuar. Doganat bashkë me Tatimet janë ndër sektorët me dështimin më të madh në mbledhjen e të ardhurave. Së fundmi për doganat qeveria ka pranuar edhe se ka njohur rritje dukuria e kontrabandës.