Blloku Ekonomi
Rruga e Arbrit, Exim Bank dhe një precedent në Bahamas
Qeveria aktuale dhe sidomos kryeministri Edi Rama u investuan shumë para disa muajsh për ndërtimin e rrugës së Arbrit, që lidh Shqipërinë me trevat shqiptare në Maqedoni e më gjerë. Duke u vlerësuar si një projekt jo i vogël, qeveria u vu në lëvizje për gjetjen e fondeve dhe pas Samitit të Bukureshtit mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, u deklarua se rruga do të ndërtohet nga kinezët e “China State Contruction” me financim të bankës shtetërore kineze “Exim Bank”.
Projektligji/Gjobë për kompanitë që nuk krijojnë strukturat e sinjalizuesve antikorrupsion
Gazeta “Panorama” shkruan sot se një projektligj i ri ka sanksionuar detyrime për biznesin privat që të krijojë struktura të posaçme të sinjalizimit të akteve korruptive. Këto struktura do të jenë detyrim dhe nëse bizneset me mbi 80 punëtorë që nuk i kriojjë ato do të gjobiten. Rregullimi vlen edhe për institucionet shtetërore, por detyrimi për biznesin ngjan i pazakontë.
60 mln dollarë dëme në 2015 nga skemat mashtruese në konçensione, tregun e karburanteve dhe farmaceutikës
Në plot 60 milionë dollarë llogaritet dëmi që i është shkaktuar shtetit shqiptarë në 2015 nga skemat mashtruse në në tregun e karburanteve, farmaceutikës, konçensioneve dhe ndërtimit. Prokuroria shqiptare ka përfunduar hetimet dhe ka evidentuar personat përgjegjës në disa skema mashtruese, ku përmenden emra të njohur si Kastriot Ismailaj, Franncesko Beketi apo Ardian Xhillari
Vetëm 18% e shqiptarëve posedojnë makinë
Trafiku rrugor është problem në Shqipëri, sidomos në Tiranë. Ndonëse perceptimi është se ka shumë automjete në qarkullim dhe ndonëse makinat janë një nga faktorët kryesorë ndotës në vend, përqindja e shqiptarëve që posedojnë makinë ështe e ulët. 18% raporton "Tematv", në një kohë që numri i makinave të importuara është 20 mijë çdo vit.
Raporti i Forbes: Shqipëria si Ruanda për të bërit biznes
Shqipëria renditet ndër të fundit në rajon, në një renditje të publikuar nga revista e njohur Forbes në listën e vendeve më të mira për të bërë biznes. Publikimi është i fundit të dhjetorit 2015. Vendi ynë renditet në pozicionin e 69, duke qenë afër vendeve të tilla si Ruanda, Zambia, apo Bahrain.
Financat nuk përmbushin detyrimet e strategjisë. Ligji për buxhetin miratohet vitin tjetër
Në zbatim të strategjisë “Për menaxhimin e Financave publike 2014-2020”, Ministria e Financave detyrohej të çonte për miratim në Kuvend brenda këtij viti Ligjin ri Organik të Buxhetit dhe dokumentin e rregullit fiskal shih linkun (http://www.financa.gov.al/files/userfiles/Raportimet/Strategjia_per_Mena...).
Parku “Rinia”/Parkimi nëntokësor jepet me konçesion për 30 vjet
Parku “Rinia”, një sipërfaqe e tij, është dhënë dje nga Bashkia e Tiranës me konçesion për 30 vjet. Këshilli Bashkiak ka vemdosur dje të miratojë projektin e paraqitur nga kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, ndonëse vetëm me votat e mazhorancës. “Ne të kemi paralelisht me punën shesh edhe punën te Parku Rinia për një parkim nëntokësor, i cili pas investimit kthehet në shesh dhe ka vetëm një hyrje dhe dalje për makinat.
Kostoja e tarifës së skanimit për Rapiscan baraz me tatim- fitimin
Një biznes që e ka të mbështetur aktivitetin në eksport dhe import, tarifa që i duhet të paguajë për koncesionin e skanimit, Rapiscan është e barabartë me pagesën e Tatimit mbi Fitimin. Kostoja në këto nivele vlen më së shumti për bizneset e fasonit dhe linjat të agropërpunimit.
Fotolajm/Në radhë për shpërblimet e qeverisë
Njerëz që po "mbysin" njeri-tjetrin për të marrë shpërblimin për pensionistët dhe ndihmën sociale. Fotoja është ne Kamez, por situata është e ngjashme në gjithe vendin edhe për shkak të vonesave në shpëndarjen e ndihmës sociale, fondi për të cilat është disbursuar me mbi 20 ditë vonesë. Një problem me të cilin qeveria përballet prej muajsh si pasojë e realizimit të të ardhurave më pak se plani i parashikuar. Veç kësaj dyndja e njerëzve për të marrë shpërblimin e fundvitit është një lloj treguesi i situatës së vështirë financiare ku ndodhen një kategori e caktuar e qytetarëve.
Vazhdojnë dështimet jashtë parashikimeve për qeverinë, edhe 11 mujori me minus në të ardhura
Gropa e buxhetit nuk u mbyll as për 11 mujorin. Sipas treguesve zyrtarë të Ministrisë së Financave, të ardhurat totale janë realizuar në masën 343 miliardë lekë ose afërsisht 14.9 miliardë lekë më pak se plani i periudhës 11-mujore. Ndërkohë, realizimi i shpenzimeve të përgjithshme në masën 367 miliardë lekë, pra rreth 8 për qind më pak se plani i periudhës, është shoqëruar me një deficit buxhetor prej rreth 24.5 miliardë lekë, i cili është më i ulët se plani për afërisht 16.5 miliardë lekë.