Blloku Bota

Trump nuk lejon disa media në konferencën për shtyp

Postuar në 24 Shkurt, 2017 22:11

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp ka përshkallëzuar konfliktin me mediat. Shtëpia e Bardhë bllokoi këtë të premte disa nga mediat më të rëndësishme amerikane dhe ndërkombëtare nga deklarata e zakonshme për shtyp e zëdhënësit të qeverisë amerikane. Mes mediave që nuk u lejuan në sallë  është gjiganti CNN. Të tjera media prestigjoze që ishin pjesë e censurës nga Shtëpia e Bardhë janë Nju Jork Tajms, LA Times, Politico apo edhe media ndërkombëtare si britaniket BBC apo Daily Mail.

Mali i ZI, anëtar i NATO-s në fund të Majit

Postuar në 24 Shkurt, 2017 16:56

Mali i Zi ka marrë garanci se senati amerikan do të ratifikojë protokollin e pranimit të vendit në NATO. Ministri i Punëve të Jashtme Srgja Darmanović tha në një intervistë për Reuters se Mali i Zi mund të bëhet anëtar me të drejta të plota i Aleancës deri në fund të majit.

Vëllai i diktatorit korean u eliminua me armë toksike

Postuar në 24 Shkurt, 2017 12:24

Vëllai i diktatorit koreanoverior, Kim Jong Un, u vra me një armë kimike, veçanërisht toksike, të njohur si elementi neurotoksik VX. Ky është përfundimi i ekspertizës mjekoligjore që u bë publike nga autoritetet malejziane. 
Substanca në fjalë konsiderohet nga OKB si armë e shfarosjes masive. Megjithatë Koreja e Veriut këmbëngul se vrasja e Kim Jong Nam është një skenar kundër Penianit. 
Në një deklaratë të përcjellë nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve thuhet se vëllai i udhëheqësit koreanoverior vdiq nga një atak kardiak. 

Dyshime për korrupsion

Postuar në 24 Shkurt, 2017 09:52

Ngritja në sondazhe për Martin Schulz, i cili pretendon të vihet përballë Angela Merkel në zgjedhjet e ardhshme, u prit mirë edhe në disa qarqe në Shqipëri. Njësoj si italiani Pitella, ai shitet në mediat pranë qeverisë si mik i Edi Ramës. Por kjo miqësi mund të mos marrë publicitetin që normalisht do të kishte në një vend si Shqipëria, pasi Schulz është nën dyshime serioze për korrupsion. Ngjan thuajse e jashtëzakonshme, por ja që edhe miqtë e Edi Ramës dyshohen për korrupsion.

Farah Pahlavi: “Khomeini u ndihmua edhe nga mediat perëndimore”

Postuar në 24 Shkurt, 2017 09:33

Regjimi Iranian ka ndalur që koleksioni i Muzeut të Artit Bashkëkohor në Teheran të prezantohet në Berlin, ku ishte parashikur të vendosej në një ekspozitë në dhjetor. Koleksioni u krijua në vitet ’70 nga ish-perandoresha Farah Pahlavi, bashkëshorte e Shahut të fundit, Mohammad Reza Pahlavi, e cila flet në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel” për koleksionin, por edhe për Iranin e atyre viteve.

Ajo mendon se njerëzit kanë nostalgji për Iranian e para revolucionit, për atë frymë që sipas saj po krijohej e që do t’i hapte rrugën zhvillimit.

SHBA: Kosova duhet të jetë anëtare e OKB

Postuar në 23 Shkurt, 2017 12:53

Ambasadorja amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley ka deklaruar se Kosova e meriton të jetë anëtare e plotë e OKB-së. "SHBA beson se komuniteti ndërkombëtar duhet të pranojnë se Kosova ka bërë përparime të mëdha që nga shpallja e pavarësisë. Kosova e meriton të marrë vendin që i takon në bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë edhe anëtarësim të plotë në OKB"-tha Haley në fjalimin në Këshillin e Sigurisë, të OKB-se.

Skandal në ushtrinë izraelite, 500 ushtarë/e të përfshirë në aktivitete prostitucioni

Postuar në 22 Shkurt, 2017 11:21

Një skandal i paprecedentë në ushtrinë izraelite, e parë gjithnjë si e stërvitur dhe e trajnuar shumë mirë. Izraeli është një vend që detyron shërbimin ushtarak edhe për femrat dhe ndoshta ky fakt, shoqëruar me vështirësitë ekonomike ka prodhuar zhvillimin e prostitucionit në të. Mediat raportojnë për rreth 500 ushtarë dhe ushtare të përfshira në aktivitet prostituimi për shkak të situatës ekonomike.

Retorika e urrejtjes ka nxitur dhunën. Shembujt Trump, Orban e Duerte

Postuar në 22 Shkurt, 2017 10:38

Retorika e ashpër politike ka nxitur dhunën në mbarë botën, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe dhe SHBA. Një shembull Sipas Amnesty International ishte fushata agresive për referendumin e Brexit, ku krimet u rritën me  57% në javën pas votimit.Ajo akuzon qeverinë britanike për "krijimin e një klime armiqësore për refugjatët dhe migrantët.

Por Britania e Madhe nuk ishte i vetmi vend me  retorikën vicioze dhe të rerzikshme “se disa njerëz janë më pak njerëzore se të tjerët". FBI raporton se krimet e urrejtjes kundër muslimanëve në SHBA u rritën me 67% në vitin 2015

“Djali i mahnitshëm”, Mc Master këshilltar për Sigurinë i Trump

Postuar në 21 Shkurt, 2017 09:31

Pas dorëheqjes së Majkëll Flin nga detyra e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, emëroi në këtë post Gjeneralin Mek Master.Ai është një ushtarak karriere që ka shërbyer si gjeneral në misione të ndryshme në Irak dhe Afganistan. Tramp e cilësoi këshilltarin e ri të Sigurisë si një njeri me mjaft përvojë, një djalë të mahnitshëm dhe të talentuar.

Erdogan urdhëron mbylljen e një reviste satirike, pas publikimit të karikaturës së Moisiut

Postuar në 20 Shkurt, 2017 14:59

Revista satirike shekullare turke është mbyllur për një karikaturë. Dhe në mënyrë të “papritur” shkak është bërë profeti kryesor i izraelitëve, Moisiu që ishte subjekt i saj. Ajencia e lajmeve Agence France –Presse njofton se reveista është më e suksesshmja në zhanrin e vet në Turqi, por kjo nuk e ka ndaluar Ankaranë e drejtuar me dorë të hekurt nga Reçep Tayyip Erdogan dhe Islami i tij politik që të urdhërojë mbylljen. Në karikaturë shfaqet Moisiu me mjekër duke udhëhequr popullin e vet jashtë Egjiptit dhe duke përdorur mallkime vulgare.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota