Elektorat apo audiencë?
Kandidimi i Donald Trump për garën presidenciale në SHBA, ka krijuar debate dhe pështjellime të mëdha. Përveç karrierës së njohur të manjatit amerikan, suksesit të tij në biznes dhe në media, janë disa deklarata dhe sjellja e tij ajo që po krijon “paradoksin” e kuotimit të tij përpara kandidatëve të tjerë republikanë. Të paktën deri më tani. Shumëkush pyet: pse vallë Trump po udhëheq në sondazhe, ndonëse ka bërë deklarata si “emigrantët që vijnë nga Meksika janë përdhunues dhe trafikantë”, apo edhe se “McCain nuk është hero i luftës sespe u kap”? Për këtë të fundit edhe një gazetar i afërt me republikanët dhe një “i njohur i vjetër i Trump”, Bill O’Reilly, refuzoi të pranonte atomqë Trump tha për McCain. Më shumë sesa ajo çfarë thotë Trump, është dukuria që ai përfaqëson dhe mjedisi ku vepron, çfarë përbën rast domethënës. Lidhur me këtë, Neal Gabler, gazetar dhe autor i dy librave, publikoi dy ditë më parë një opinion në “Reuters” ku i përmbahet si ide qendrore faktit se Trump i drejtohet një audience dhe jo një elektorati. Dhe ka arsye që të ketë vepruar saktë në këtë kontekst. “Diçka ka ndodhur gjatë këtyre 15 viteve, diçka që ka tjetërsuar në mënyrë radikale marrëdhënien mes performancës dhe politikës. Pjesërisht për shkak të arenës politike amerikane, në të cilën kandidatët duhet në vazhdimësi të tërheqin vëmendjen. Por më shumë është për shkak të ndryshimit më të madh të kulturës së përgjithshme në ShBA, në të cilën lloje të reja narrativash rregullisht u zënë vendim të vjetrave. Ne jetojmë në epokën e Iron Man...dhe kjo ka afektuar diskursin tonë politik. Shumë ekspertë ia atribuojnë dominimin publicitar të Trump, famës së tij dhe aftësisë për të tërhequr vëmendjen...Për shumë prej tyre ai është Kardashiani i politikës. Ka diçka të vërtetë në këto...Ai e ka arritur këtë, sepse ai e kupton fuqinë e narrativës së superheroit, të cilën e ka adaptuar në fushatën e tij... Ai nuk ka kohë për kompromise, negociata, konsensus, qytetari dhe seriozitetin që kërkohet në demokraci...Ai do të zëvendësojë rrëmujën e politikës me fshesën spastruese të super herozimave...”, shkruan Gabler. Si shembull pararendës, por i lexuar keq, vjen Ronald Reagan, një ish-aktor, i cili është komsideruar shpesh si një komunikator i madh. Mirëpo Gabler vëren se ka ndryshime thelbësore mes Reagan dhe Trump, i cili “po ngatërron politikën me argëtimin”. “Kur Ronald Reagan u pyet nëse ishte e vështirë të ishe president, pasi kishe qenë aktor, ai u përgjigj se nuk mund të imagjinonte dikë si president, pa qenë aktor. Reagan kishte të drejtë. Por ai e kishte fjalën për komunikimin, arsye për të cilën invokonte edhe Franklin D. Roosevelt si model, një tjetër komunikator i madh. Reagan nuk po fliste për të zëvendësuar politikën me performacë”, vijon Gabler. Dilema gjithsesi qëndron pasi siç u tha më lart, ndryshimet në kulturën amerikane janë të mëdha. Dhe një njeri si Trump, që e ka kthyer paraqitjen politike në shoë argëtuese, gjen pikat ripetitive.
Modeli në fjalë e kërkon analogjinë kudo me politikanët e rinj që nuk luajnë superheroin, por mëkojnë publikun me fjalë për avenirin, apo premtojnë çrrënjosje të së keqes, njësoj si Aleksandri me Nyjen Gordiane.
Në Shqipëri shembulli i zëvendësimit të politikës me performancën, i elektoratit me audiencën ka gjetur një shprehje të plotësuar tek kryeministri aktual dhe bashkëpunëtorët e tij. Është ajo që këtu përkufizohet si politika e fasadës, e teatrit të vijueshëm, e figurës së mirë, e verbalizimit të “ideve” antikomformiste. Teksa ana tjetër, refuzimi për të dhënë llogari, ndërhyrjet pa ligj, favorizimet, apo luksi i një kaste që po paraziton mbi paratë publike, janë konfirmimi i pranimit të faktit se “jemi një audiencë”. Ato harrohen dhe mbulohen, minimizohen apo eklipsohen, nga shfaqja e radhës, e cila është e vetme në “Saharanë që...në pusin e harresës tret”, sa për të cituar një poet me fat tragjik. Në “Sahara” trumpizmi ka ardhur, me ndryshimin se atë nuk e konteston kush si model, por po përpiqen ta përqafojnë. Sepse ai pati sukses.
k.f
Comments
masturbuar rendshem me kete
<p>masturbuar rendshem me kete paragrafin e fundit..</p>
Add new comment