Aktivizohet sa herë i duhet Sali Berishës...
Që Bujar Nishani është prodhim politik i Sali Berishës, kjo nuk vihet më në dyshim, por vullneti i tij për t’u përdorur vazhdimisht nga ish-shefi i tij është një përdhosje që presidenca si institucioni më i lartë i shtetit nuk e meriton.
Dossier/Lista amerikane e goditjeve bërthamore në vitin 1959 - Në Shqipëri, objektiva ishin Kuçova dhe Tirana
Nëse Lufta e Ftohtë do të kalonte në skenarët e nxehtë për të cilin përgatiteshin të gjithë, të paktën Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kurseheshin as në goditjet me armë termobërthamore të qyteteve dhe popullsisë civile në Europën Lindore, Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë. Sektori arkivor, NSA Archive në universitetin e Georgetoën, ka zbardhur listën e objektivave për goditje bërthamore që SHBA kishte planifikuar në vitin 1959.
Irani po ndryshon fytyrë
Irani është një vend konservator mysliman që gradualisht po ndryshon fytyrën. Pas marrëveshjes historike korrikun e kaluar me gjashtë fuqitë botërore (SHBA, Rusia, Franca, Kina, Britania dhe Gjermania) për kontrollin e programit bërthamor të Teheranit që pasoi me heqjen e sanksioneve ekonomike ndërkombëtare, tashmë vizitorët e huaj janë rritur me 12 për qind. Vendi ka një ritëm më të relaksuar kryesisht te të rinjtë.
Video/Si shërben OSHEE?
Arkëtimet ishin njësukses, po a është përmirësuar shërbimi i OSHEE-së?
“JO” nuk më pëlqen “Vrima” – “PO” vuaj nga komplekse
Ku ka shkuar kjo punë, kam frikë edhe të them që nuk më tërheq “Vrima” e Ritës, ndonëse i vjen “era squfur”, se turren dhe më akuzojnë ithtarët e modernizmit për: Impotencë, Mungesë seksi, Penis difektoz, Ndrydhje psikologjike, Prapambetje shoqërore-morale, Komplekse ndaj fjalës së lirë etj.
Qeveri të plotfuqishme. Një shembull i ngjashëm me Shqipërinë në Poloni
Parlamenti i Polonisë ka miratuar së fundmi një ligj që ndryshon disa aspekte të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese. Siç njofton “Euobserver” ligji i ri detyron shumicë të cilësuar për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në ndryshim nga sa është sot, ku vendimet merren me shumicë të thjeshtë. Po kështu parashikohet që të zgjatet në tre ose gjashtë muaj nga dy javë që është sot, afati brenda të cilit Gjykata duhet të shprehet për një çështje që është kërkuar nga pal të ndryshme.
Milionerët e Enverit...
Në Partinë Socialiste qarkullon një si biçim thashethemi, sipas të cilit në vitin 2005 Fatos Nano refuzoi shumë emra të Bllokut për kandidatë në zgjedhjet e atij viti. Kjo iu shtua me efekt negativ serisë së shkaqeve që çuan në humbjen e të majtës në atë vit. Paraprakisht duhet të kujtojmë se PS-ja është një parti që ekziston përmes thashethemit që ka statusin e të vërtetave zyrtare, e madje u paraprijnë atyre.
Diçka po ndryshon me të vërtetë në Shqipëri. Edhe Fatmir Xhafaj i hyn sifdave
"Në shërbim të popullit" nga profesori i artit socialist, Edi Rama
Kartolina për festat e fundvitit në adresë të Kryeministrit Edi Rama është një vizatim i bërë nga vetë ai në vitin 1983, në organin politiko-letrar të Ministrisë së Brendshme, “Në shërbim të popullit”. Në një prej numrave, pikërisht ai i datës 10 tetor 1983, është një vizatim i një vajze që personifikon vigjilencën e partisë, ndërsa tjetri armikun e partisë. Ky është komenti i presidentit të unionit të të përndjekurve, Besim Ndregjoni, gjatë një takimi në Shkodër. “Vizatim nga profesori i arteve socialiste, Edi Rama.
Kriza e refugjatëve - një detyrë e shekullit
Një milionë refugjatë, ndoshta më shumë se kaq, ka pranuar Gjermania sivjet. Një milionë njerëz, që kërkojnë strehë, mbrojtje, shpresë për një jetë të re. Një milionë njerëz, që mundësisht sa më shpejt kanë nevojë për banesa, por para së gjithash për punë - e përpara kësaj duhet të mësojnë gjermanisht: fëmijët në kopështet e fëmijëve dhe në shkolla, të rriturit në kurse gjuhe. Një përpjekje e madhe e gjermanëve, një përpjekje edhe më e madhe e vetëkuptueshme kjo e refugjatëve.
