A mund të punojë Greqia me Biden për të zgjidhur bllokimin e Ballkanit Perëndimor?
Ky vit përkon me 200-vjetorin e fillimit të kryengritjes nacionalçlirimtare të Greqisë. Poeti anglez, Lord Bajroni, ishte një nga mbështetësit e luftës greke për pavarësi. Ai vdiq së bashku me grekët që kërkonin të drejtat e tyre për gjuhën, ishujt, traditat dhe besimin e tyre, kundër sundimtarëve turq.
Mjerisht, festimet që grekët kishin planifikuar për lirinë dhe identitetin e tyre janë anuluar për shkak të Covid-19.
Zhdukja e lisë/ Historia e një fushate vaksinimi që zgjati gati dy shekuj
Fushata kundër Covid-19, aktualisht e shtrirë në mbarë botën, është beteja e radhës me një sëmundje infektive, duke përdorur si “armë” vaksinën. Historia njeh plot beteja të tilla.
“Le Figaro” gjobitet për shkeljen e rregullores GDPR
Francezja “Le Figaro” është gjobitur me 50 000 euro nga autoriteti vendas i mbrojtjes së të dhënave, pasi faqja e saj në internet kishte instaluar cookie reklamash të palëve të treta, pa pëlqimin e përdoruesve. Komisioni Nationale de l’Informatique et des Libertés (CNIL) e morit këtë masë pasi zbuloi se midis viteve 2020 dhe 2021, opsioni i reklamave ishte vendosur automatikisht në kompjuterët e vizitorëve në faqen e internetit lefigaro.fr, pa u njoftuar ose pa kërkuar leje.
Apel ndërkombëtar për shpalljen e emergjencës klimatike
Mijëra shkencëtarë përsërisin apelin për veprime urgjente për të trajtuar emergjencat klimatike, duke paralajmëruar se disa pika kthese tani janë të pashmangshme. Studiuesit, pjesë e një grupi prej më shumë se 14 000 shkencëtarësh që kanë nënshkruar një iniciativë për shpalljen e një emergjence klimatike në mbarë botën, shprehen në një artikull të botuar në revistën “BioScience” se qeveritë kanë dështuar në mënyrë të vazhdueshme në adresimin e "mbishfrytëzimit të Tokës", të cilën at
Virusi, vaksinat dhe lojërat e rrezikshme me to
SHBA konfiskon një nga pllakat e Epit të Gilgameshit
Një fragment i Epit të Gilgameshit është konfiskuar së fundmi nga qeveria amerikane. Pllaka kuneiforme sumere ishte blerë nga një tregtar amerikan në vitin 2003, dhe më vonë ishte shitur te zinxhiri i dyqaneve artizanale Hobby Lobby për Muzeun e Biblës në Oklahoma.
Të martën, Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se Lobi Hobi - pronarët e të cilit janë të krishterë të devotshëm - ra dakord të heqë dorë nga artefakti, i cili përmban një pjesë të Eposit të lashtë Sumerian të Gilgameshit, veprat më e vjetër e letërsisë në botë që i ka mbijetuar mijëvjeçarëve.
Armët europiane provokuan zhvendosjen e të paktën 1.1 milionë njerëzve
Eksportet e armëve të prodhuara në Europë kanë provokuar zhvendosjen e të paktën 1.1 milionë njerëzve. Kjo gjetje raportohet nga Instituti Transnacional në Hollandë që ka çmuar se shifra është minimale në raport me realitetin.
Davutoglu: Populli turk nuk do të lejojë luftën civile nëse Erdogan humbet pushtetin
Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka dhënë së fundmi një intervistë për gjermanen “Der Spiegel” përmes së cilës ka dhënë disa konsoiderata për politikën turke. Davutoglu drejton një parti politike kundërshtare me pushtetin e Presidentit aktual Erodgan, e megjithatë, intervista e tij mund të përshkruhet si e kujdesshme lidhur me disa aspekte të historisë së afërt politike të Turqisë.
Në Shqipëri Zona të Mbrojtura janë vetëm ato që i ka Krimi
Sot është zhvilluar një diskutim mbi hartën e re të Zonave të Mbrojtura përpiluar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Siç mund të pritet nga qeveria shqiptare e betonit, harta favorizon aktivitetet ekonomike në kurriz të hapësirës së mbrojtur duke rregulluar me ligj atë që ka ndodhur tashmë.
Në një intervistë për MCN TV, ish-zv.ministri I Mjedisit, Taulant Bino, ndër të tjera tha se:
Rrënjët e anti-kapitalizmit dhe një arsye morale për majtizimin e intelektualëve