"Ballkani i Hapur", Von der Leyen: Përkrahim vetëm nisma gjithëpërfshirëse

Postuar në 28 Shtator, 2021 14:41

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Presidentja e Komisionit Europian ishte e qartë në lidhje me Ballkanin e Hapur. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Von der Leyen tha se mund të ketë iniciativa, por duhet që ato të përfshijnë të gjitha shtetet dhe të realizojnë objektivat e përbashkëta.

Procesi i Berlinit ka filluar tashmë, por edhe në mënyrë që të ketë një integrim të tregut të përbashkët. Ju keni edhe angazhimin tim. Mund të ketë iniciativa, por duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të respektojnë objektivin e përbashkët të integrimit të tregut të përbashkët. Kështu do të kenë edhe mbështetjen time të plotë”, tha ajo.

Von Der Leyen tha se çdo nismë që qëndron brenda kuadrit të procesit të Berlinit dhe është njëkohësisht gjithëpërfshirëse mirëpritet nga BE-ja.

“Unë mendoj që po të shikojmë ecurinë ekonomike si edhe thellimin  marrëdhënieve ekonomike, edhe ky treg i përbashkët rajonal, mendoj se procesi i Berlinit është kuadri që po përdoret. Si kuadër që të gjashta vendet e rajonit do të përfitojnë. Çfarë do lloj iniciative që është brenda procesit të Berlinit, që është bashkëpunuese, mirëpritet prej nesh. Nuk duhet të shikojmë me imtësi fjalët, por kontekstin, të jetë proces i hapur dhe gjithëpërfshirës. Që të ketë një integrim të thellë sepse kjo është pjesë  procesit”, deklaroi ajo.

E propozuar në korrik të këtij viti, ideja e Ballkanit të Hapur është një rifreskimi Minishengenit Ballkanik, e iniciuar nga kryeministri Rama, kryeministri Zaev i Maqedonisë së Veriut dhe presidenti Vuçiç i Serbisë. Ashtu si Minishengeni, ideja e Ballkanit të hapur ndeshi në kundërshtimin e ashpër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.