Gjykata certifikon Urdhrin e Inxhinierit Hidroteknik ende pa u miratuar ligji
Ndërsa dy projektligjet për ngritjen e Urdhrit të Inxhinierit dhe Urdhrit të Inxhinierit Hidroteknik pritet të kalojnë në komisionet parlamentare për diskutim, gjykata ka pranuar një urdhër të ngjashëm, i krijuar nga një grup personash. Fjala është për Urdhrin Profesional Hidroteknik, i cili më pas është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit dhe në Tatime.
Dëshira Mena, përfaqësuese e Unionit të Inxhinierëve Shqiptarë, thotë se ky vendim është tërësisht në shkelje të ligjit, pasi institucioni ligjvënës nuk e ka miratuar ende një urdhër të tillë.
Ndërkohë që jemi fokusuar duke luftuar në komisionet parlamentare në të cilat po diskutohen dy projektligjet “Për urdhrin e inxhinierit” dhe “Për urdhrin profesional të inxhinierit hidroteknik”, aktivitetet e një grupi njerëzisht të cilët punojnë në fshehtësi, kanë bërë të mundur të regjistrojnë në Tatime një certifikatë regjistrimi që thotë “Urdhri Profesional Hidroteknik”. Ky “Urdhri Profesional Hidroteknik” është një urdhër i krijuar nga një grup individësh në 28.06.2017.
Si ka mundësi të regjistrohet në organet tatimore një urdhër profesional hidroteknik, ndërkohë që në komisionet parlamentare po shqyrtohet Projektligji për Urdhrin Profesional Hidroteknik në mënyrë specifike. Projektligji për “Urdhrin Profesional Hidroteknik” është depozituar në komision nga Ismet Beqiraj në 2021. Pra kur është krijuar në 2017 ky “Urdhri Profesional Hidroteknik”, ata kanë qenë të vetëdijshëm që ky është një urdhër i paligjshëm dhe për këtë arsye kanë marrë iniciativën për ta infiltruar në sistem për ta kaluar në komisionet parlamentare. Ky grup individësh që ka marrë këtë licencë të Urdhrit Profesional Hidroteknik në 19.04.2023, ka marrë një certifikatë regjistrimi në Tatime për Urdhrin e Inxhinierit. Ndërkohë, e gjitha bota e ka marrë vesh që ne po diskutojmë për Urdhrin e Inxhinierit në komisionet parlamentare dhe inxhinierët nëpërmjet Unionit të Inxhinierëve që është grupimi më i madh e ka kundërshtuar.
Sipas ligjeve në fuqi, për të ndërtuar një urdhër profesional duhet të ketë një ligj të veçantë të dedikuar për këtë qëllim. Kjo është arsyeja pse janë këto dy projektligje në komision. Nëse aprovohen apo nuk aprovohen, kjo varet nga procesi.
Mena tha se këtij urdhri të jashtëligjshëm i është dhënë drita jeshile nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
I vetmi interes për të krijuar “Urdhrin Profesional të Inxhinierit” i çdo grupi dhe individi është të kapë licencimin, të kontrollojë dhe monitorojë inxhinierinë.
Po të shihet në certifikatën e tij të regjistrimit, thotë Republika e Shqipërisë, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Të gjitha këto institucione që kanë lëshuar këtë certifikatë do të thotë që janë në dijeni të këtij urdhri të inxhinierit që ky grupi ka krijuar. Si është e mundur që ndërkohë që Kuvendi po punon për të aprovuar ligjet, nga ana tjetër institucionet duke nisur nga gjykata i hapin rrugën një urdhri të tillë. Të marrë NIPT, duhet të kesh vendim gjykate.
Është një gjykatës që ka dhënë një vendim dhe ka firmosur një vendim gjykate për krijimin e “Urdhrit të Inxhinierëve”. A është në dijeni që për të firmosur një vendim nuk duhet një kërkesë të firmosur nga 5 individë, por duhet të votojë i gjithë Parlamenti.
Add new comment