PE: Hungaria nuk është më demokraci e plotë, por një regjim hibrid i autokracisë elektorale

Postuar në 29 Maj, 2024 13:53

Hungaria nuk është më një demokraci e plotë. Kështu ka vlerësuar Parlamenti Europian që në një votim me 433 vota pro dhe 123 kundër, është miratuar qëndrimi për ta cilësuar zyrtarisht Hungarinë  Viktor Orbanit si një “regjim hibrid të autokracisë elektorale”.

Raporti i miratuat vë në dukje se Hungaria ka bërë hapa pas në të drejtat demokratike bazë që nga viti 2018 dhe e ka realizuar këtë “përmes përpjekjeve të qëllimshme dhe sistematike të qeverisë hungareze”.

Në të njëjtin dokument theksohet se mosveprimi nga institucionet e BE-së, përfshirë Komisionin që ka detyrë “ruajtjen e traktatave që mishërojnë standardet demokratike”, ka ushqyer degradimin. Vota ka vlerë simbolike, por reflekton një tension përherë e në rritjes mes Budapestit dhe Bruskelit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.