Flet për Mbretërimin e Edi Ramës

Postuar në 10 Shkurt, 2023 19:41

Mero Baze shkruan shpesh në komentet e tij se “Edi Rama argëtohet me…”, duke e lidhur argëtimin e kryeministrit me gabimet dhe gafat e kundërshtarëve politikë.

Tani pyetja që të lind është: ku e di Mero Baze se Edi Rama argëtohet? Pasi emocionalisht do të duhet të mbajmë parasysh çdo sjellje, përfshirë zhvillimin spontan të sindromave të ndryshme. Politikisht nuk kemi parë argëtim. Dritan Hila shkon më tej. Në një opinion të publikuar te gazeta “Tema" ai flet për mbretërimin e Edi Ramës. Pa thonjëza, në manifestim ekstaze të dëshirores.

Njerëzit duan një qeveri më të ndjeshme ndaj halleve njerëzore dhe të ardhmes së vendit. Ndaj ca ikin e ca të tjerë janë indiferentë, pasi pikërisht nuk i gënjen mendja që PD e një personazhi që Evropa nuk e do as të kalojë kufirin se i ndot ambientin, është ndryshimi. Ndaj edhe ca që kanë dy pare mend në kokë e dinë që kjo është rruga e greminës dhe me këtë model nuk vijnë dot në pushtet. Ndaj Edi Rama kënaqet kur e shajnë. Kjo është garancia më e mirë e mbretërimit të tij

shkruan ndër të tjera Hila.

Mjerimi këtu është në mes të ditës pasi ka edhe të tjerë që thonë se është Edi Rama që e bëri Berishën të duket më mirë nga ç’ka qenë. Pra si thuash e rehabilitoi.

Është e vështirë të inkuadrosh në ndonjë lloj gazetarie këtë që lexojmë, ndërkohë që liberalizmi me fjalët dëshmon se aktualisht ka disa njerëz që kanë zënë rrugën vetë për tellall e demkë, pasi në fund të fundit, një fije objektiviteti edhe duhet.

Skandalet e Edi Ramës, qeverisë së tij, nuk ka sesi të relatohen vetëm me ekzistencën biologjike dhe politike të Sali Berishës, por edhe me shoqërinë, vendin. Ka bërë gjë ky njeri, ka përgjegjësi për këto që ndodhin apo jo? Kaq e vështirë qenka kjo pyetje për këta që dinë edhe kur gëzon komandanti?

s.zaimi

Comments

Submitted by Robert Ferhati (not verified) on

Ky personazh eshte me i shpifuri nder te shpifurit.Kemi Meron qe shet sumen per interes, e plot si ai, por ky burre/gruaja Dritan Hila, me floke te shpupurisura si pula mbasi e ka shtyp gjeli, shet bythen vetem per force zakoni....fare e keqe komunizmi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.