Ka vetëm një Çështje që duhet bërë Dosje
Në këto minuta raportohet se është arrestuar ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave Alda Klosi. Top Channel flet për pastrim parash, ndonëse paratë e gjetura si të padeklaruara nuk mund të jenë të pastruara. Televizioni në fjalë arrin deri aty sa përmes burimeve shkruan se pastruesja Dobi e marrë në pyetje ka përmendur emrin e Arben Ahmetajt.
Padyshim është është e mundur, pasi jetojmë në një vend që të gjithë flasin për çdo gjë. Dosja “Klosi”, madje edhe ajo “Ahmetaj” nuk kanë më rëndësinë e dosjes Rama – McGonigal që implikon me përgjegjësi të mëdha kryeministrin në vetë të parë, deri në momentin që ai të sqarojë institucuinalisht dhe publikisht pozicionin e tij në lidhje me këtë aferë.
Një ndihmë është këtu fakti se çështja po hetohet në ShBA dhe do të jetë aty vendi ku do të përcaktohet se çfarë ka ndodhur me mikun polic të një kryeministri artist. Çdo lloj interesi publik kërkon që dosja e Ramës me McGonigal të mbahet në prioritet të vëmendjes sepse është rasti i rrallë ku një njeriu që ka shpartalluar çdo normë dhe kut, i intereson të qepë gojën e jo të mbrohet.
Është e udhës të mendohet se arrestimi i Klosit me qarkullimin e emrit të Ahmetajt të jetë diversioni i radhës, por kjo është bjë çështje tashmë që ka marrë rrugën penale. Sikundër duhet të kuptojmë se edhe arrestimi ditë më parë i një njeriu të afër të Taulant Ballës në bashkëpunim me një zyrtar të Ministrisë së Brendshme, num e tejkalojnë dosjen McGonigal. E mira e tyre është tek efekti kumulativ: kur të gjithëve po u bien brekët, nuk e ka kush mendjen te poturet e kryeministrit i cili edhe ai po rend të mbulojë hallet e veta. Asgjë më shumë.
s.zaimi
Add new comment