Një luftë që sinjalizon rënien e Perëndimit
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar gjatë një takimi në një prej njësive që janë degë e prodhuesit të raketave, Almaz-Antey, se Rusia do ta fitojë luftën në sajë të heroizmit të njerëzve të vet dhe sektorit të industrisë ushtarake.
Aktualisht është paralajmëruar një ofensivë e re dhe duket se Kremlini ka dalë nga kllapia e keqllogaritjes fillestare duke dëshmuar se po u qëndron sanksioneve.
Në lonë për shumëkënd është diçka më shumë sesa thjesht një territor, është rendi ndërkombëtar. Rusia ka provuar me qëndresën e vet ndër të tjera efektivitetin e përballjes ekonomike të Perëndimit, një mësim ky që i vlen sidomos edhe Kinës, rivalit kryesore të ShBA.
Në një qëndrim për median britanike “Spectator”, ish-këshilltari për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, Henry Kissinger, shprehet se ngjarjet po nisin t’i ngjajën 1914-ës, kur një konflikt territorial precipitoi në luftë të madhe. Kissinger ka bërë thirrje që të kuptohet nevoja e riintegrimit të Rusisë me sistemin ndërkombëtar që nuk mund të funksionojë pa të.
Nga ana tjetër, historiani dhe antropologu francez, Emmanuel Todd shprehet në një intervistë për “Le Figaro” se Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë dhe se sipas tij ShBA nuk mund të tërhiqet. Todd shton se nëse Rusia ia del të ezaurojë ekonominë europiane me Kinën pas atëherë sistemi i kontrollit financiar amerikan mbi botën do të bjerë. Të dhëna të tjera sipas tij janë më shqetësuese: kështu vetëm 7% e studentëve amerikanë preferojnë inxhinierinë, krahasuar me 7% në ShBA, ndërkohë që kjo e fundit mund ta konkurojë Kinën vetëm duke marrë punëtorë kinezë.
Add new comment