Vdes Pelé
Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare futbollisti i njohur brazilian, Pele. I lindur si Edson Arantes do Nascimento, ai erdhi në vëmendje të mbarë botës me shfaqejn e tij në kampionatin botëror të vitit 1958 në Suedi, të fituar nga Brazili.
Nuk ishte aksident. 1962, 1970, ishin kampionate të Brazilit, firmosur nga talenti i pakonkurueshëm i Peles, që është padyshim një ndër popullarizuesit e mëdhenj të futbollit.
Rekordet e tij statistikore kompletojnë atë vijë suksesi dhe shkëlqimi që nuk ndali veçse nga mosha, aq sa emri i tij për nga mitizimi u konkurua vetëm nga gjeniu argjentinas, Maradona.
Me Pelen nis edhe legjendimi i Brazilit si një skuadër që është përherë në krye të listës së pretendentëve për titullin botëror dhe një skuadë pa të cilin nuk mund të mendohet botërori. Të gjitha këto në fakt elementë që asociohen me kohën e artë të futbollit, kur ai ishte plateja e shprehjes dhe konkurenës së emocioneve të dy kontinenteve.
Me vdekjen e tij për shkaqe të komplikimeve të rënda shëndetësore, mbyllet një lloj epike e futbollit para komercial, e futbollistëve të fanellës përpara sesa të menaxherëve dhe klubeve, një kohë që e bën romantik futbollin dhe për rrjedhojë të pashpjegueshëm për brezin e sotshëm të lidhur strikt me një model gati matematikor dhe vetëm me Suksesin. Jo lojën, jo betejën që në fund prodhojnë aq shumë drama që janë humbje, por edhe momente kur dinjiteti manifestohet në sport.
Add new comment