Fjalim për të mbrojtur Hashim Thaçin/Një gjest personal, jo patriotizëm

Postuar në 26 Shtator, 2022 11:14

Kryeministër@ediramaal, ju lumtë për fjalimin vërtetë të fuqishëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së @UN Faleminderit!

Kështu shkruan në tuiter, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Me siguri që i ashtuquajturi fjalim i fuqishëm, është epitet që lidhet me një pjesë të përmbajtjes së fjalës, e konkretisht me çështjen e burgosjes së Hashim Thaçit.

Në këtë kuadër, kryeministri Edi Rama shfrytëzoi kredencialet e vendit të tij për të nxjerrë në tribunë një çështje penale për një mikun e vet. Ndaj Hashim Thaçit po bëhet padrejtësi vetëm nëse z. Rama do të kishte deklaruar prerë se për krimet në Kosovë duhet gjykuar vetëm Serbia. Askush tjetër. Sepse nuk mund të barazohet xhelati me viktimën. Mirëpo kryeministri nuk e tha këtë, ai u mor me dështimin e drejtësisë europiane, siç e cilësoi ai, duke propozuar që Europa të adoptojë një tjetër raport nga ai i “të zellshmit Dick Marty”, siç e quajti z. Rama raporterin zviceran. Nuk e tha sepse me Serbinë ka marrëdhënie të posaçme personale, njësoj si me Turqinë, marrëdhënie që na shiten si interes kombëtar.

E meqenëse nuk e thotë një gjë të tillë, atëherë apeli i z. Rama reduktohet në një lloj rekursi politik për procedurë. Nga ana tjetër, pa vënë në diskutim ndonjë gjë për saktësinë e raportit, ose pasaktësitë e tij: një raport i propozuar nga qeveria e z. Rama a mund të quhet neutral dhe pa zellin e mikut për mikun?

Po si mundet të apelojë për drejtësi ndërkombëtare një kryeministër që me një firmë të vetën mbyll shkolla, që përfaqëson një nga vendet më të korruptuara në botë dhe që drejtësinë po ia ndërtojnë të tjerët?

A ka cipë, dinjitet ky njeri vallë?

Përgëzimet e Enver Hoxhajt lidhen me çështje partiake, përderisa lufta e UÇK-së u përdhos me korrupsionin masiv që pasoi shteformimin aq sa sot në Kosovë kemi një qeveri që erdhi vetëm e vetëm pse Thaçi me të vetët ndërtuan një republikë si Shqipëria. Dhe mbrojtja e Thaçit në këtë formë nuk mund të jetë patriotizëm pse Hashim Thaçin dhe mënyrën sesi ai qeveris e pa mbarë bota. Këta po mbrojnë veten dhe kastën e tyre të krijuar vetëm duke plaçkitur. Kjo është e vërteta që nuk fshihet as pas kapardisjeve në një tribunë anemike tanimë si kjo e OKB-së.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Me falni pak. Gjesti personal nuk qenka patriotizem? Nuk e dija se patriotizmi kerkonte nje gjest kolektiv. U dashka te behemi tufe per tu quajtur patriote.
Po ju komunistet nuk i shifni dot ndryshe gjerat. Ju duhet patjeter te udhehiqni masat.

Submitted by Aqif (not verified) on

Rothschild dhe cifutet e tjere vdiqen e nuk kane me nevoje per transplantim organesh prandaj nuk iu duhet me "hashim veshka" sic e kishte nickname.
Shqiptaret mund te bejne gjithshka, gruan e motren e nxoren per prostitucion, te vrasin per gjakmarrje, kultivojne e shesin droge, bejne pislliqet me kriminalistike ne Bote por vetem krime ne lufte dhe organ traffic nuk bejne.
Ata femijet ehumbur dhe ata te gjeturit me veshka ne mangut pergjat regjimit Berishist nuk i bene shqiptaret por serbet e demonizuar nga Amerika.

Submitted by Nje qytetar objektiv (not verified) on

Aqifo, qenke rende vllajo. Nuk e di, e pi pa uje, apo nuk merr ilaçet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.