Ambasadorja e Francës: Amnistia fiskale, shqetësuese. Zv. Ministrja Vjero: Drafti i hapur për sugjerimet e FMN-së
Amnistia fiskale është një nismë e cila duket se përbën shqetësim për Bashkimin Europian. Argumentet e qeverisë shqiptare se nisma është konsultuar me FMN-në, apo se ka marrë në konsideratë sugjerimet e aktorëve të huaj, nuk rezultojnë të vërteta. Në një intervistë për MCN Tv, ambasadorja e Francës në Shqipëri, Elisabeth Baracq, shprehet se drafti cenon barazinë e shtetasve, por ai krijon kushte hetimi nga autoritetet e fiskut në vendet e BE-së prej nga ku supozohet se do të vijë një pjesë e parave që do të amnistohet.
Diçka që më tërheq shumë vëmendjen është amnistia fiskale që është propozuar dhe po debatohet. Kjo gjë ngre pikëpyetje jo vetëm për qytetarët që kanë resepktuar ligjin, kanë paguar tatimet dhe papritur shohin të shfaqen njerëz me fonde që nuk dihen se nga vijnë.
E dyta shumë qytetarë shqiptarë që mund të sjellin paratë këtu dhe jetojnë në vendet e Bashkimit Europian mund t’u thonë: duhet të kishit paguar taksat dhe si ndodhi që ju i keni këto para. Ky lloj projektligji duhet të ishte objekt i një reflektimi më të thelluar duke marrë parasysh se çfarë do të thoshte Moneyval që varet nga Këshillit i Europës në mënyrë që të kemi një projektligj që nuk cenon barazinë
është shprehur ambasadorja.
Vërejtjet e saj janë një mesazh i qartë për qeverinë, e cila po përpiqet të kalojë një draft të cilin shpall se e ka konsultuar. Pak ditë më parë, zv. Ministrja e Financave Vasilika Vjero tha për ATSH-në se drafti aktual është i hapur për sugjerimet e FMN-së, ndërkohë që sipas disa aktorëve në vend u publikua pasi Shqipërisë iu tha «Jo » për negociatat.
Add new comment