Si nuk bëri një gjë të saktë?!
Bëri vend në mediat shqip dy ditë më parë një takim i kryeministrit me përfaqësues të pushtetit vendor. Në atë takim, z. Rama parlajmëroi marrjen e disa bashkive nën administrim nga qeveria, për shkak të falimentimit të tyre financiar. Kryeministri ka pranuar këtu një dështim spektakolar, për mungesë vizioni dhe aftësish menaxheriale të një reforme që u trumbetua si një ndër arritjet më të mëdha, shenjë e qartë progresi në vend.
Krahas këtij lajmi, doli kreu i Kadastrës, Artan Lame që pas 9 vjetësh në krye të institucionit na tha se mungojnë mijëra faqe në regjistrat e Tiranës. Të dy sektorët janë ndër ata ku kryeministri në vetë të parë ka livadhisur si ka dashur, ka imponuar çfarë ka dashur dhe ka zgjedhur njerëzit që ka preferuar. I ka mbrojtur sektorët si të revolucionarizuar, ndërkohë që sot pranon dështimin.
Të mos habitemi: sa herë është denoncuar në media dështimi i këtij njeriu dhe është cilësuar si kazan?! Sa herë është folur për pushtetin vendor në Shqipëri, për bashkitë e Rilindjes që aty ku hanë edhe dhjesin, pasi nuk heqin dot as mbetjet nga territori? Sa herë është folur për gropën septike të Kadastrës!?
Problemi është se ky njeri e ka pranuar edhe vetë që është i dështuar në të ashtuquajturin mision që i ngarkoi Historia. Me mënyrën si sillet, shpengimin me të cilin hyn e del në ferma e hane, ku ha e flet pa kuptim, sa për të shtyrë kohën e vet, në pritje të jetës së tretë. I përkohshmi në të përjetshmen Shqipëri që është aty, e llangosur me grimin e radhës i cili do tretet nga koha padyshim.
Është interesante pyetja që bëhet anonimisht për qeveritarët: p.sh për Enver Hoxhën pyetej si i vrau të gjithë shokët, për Berishën se pse bëri 97-ën. Pyetjet mund të kenë brenda keqkuptime, por në thelb ato sintetizojnë perceptimin e përgjithshëm mbi një kohë. Për z. Rama ka zënë vend pyetja: Si nuk bëri një gjë të saktë?
Kalorësi i fytyrës së vrerosur kundër Rrumpallës berishiane, Rilindi në fakt rrumpallën e vet pa fillim e pa fund, të cilën e pranon vetë sa herë nuk ka se çfarë të bëjë. Kjo është edhe trashëgimia e tij, një anekdodë publicitare.
Comments
kaso@gmai.com
Pse cuditeni?
Punet e veta se si te qendroje sa me gjate ne pushtet, duke blere, duke shitur, duke percare e sunduar, duke bere e cbere ligje sipas interesit te tij, a nuk ju duket se ka bere mjaftueshem?
www.dorianrada@yahoo.com
Gabim perseri. Per Enverin eshte krejt kjo pyetja per vrasjen e shokeve, por nuk eshte keshtu per Berishen, qe na paska bere 97-en. Sepse, per Enverin biem dakord te gjithe, sepse eshte fakt i pamohueshem; per Berishen vetem ish-komunistet e ndoca te kripur nga trute prej propagandes se tyre qe nuk e konsiderojne veten te tille. Per mua , bie fjala, 97-en e bene ata, qe edhe pse kishin 45 vite ne pushtet absolut, nuk u durohej nje mandat i dyte nga Berisha, madje edhe te parin mezi e duruan, sepse nuk ishin mesuar kaq "gjate" ne pushtet pikerisht ata qe kishin qendruar 10 here me shume se kaq gjate vete ne pushtet! Imagjinoni, 2 a 3 vite ne pushtet te Berishes, doli ajo shprehja " maloku nuk zbret nga kali kurre"... nderkohe qe qytetari nga Gjirokrastra nuk i zbriti kalit per gjysemshekulli, deri sa vdiq!
Add new comment