Promemoria e Barit edhe në Egjipt/Sisi: Profeti hëngri gjethe dhe nuk u ankua

Postuar në 24 Maj, 2022 10:51

Media të ndryshme raportojnë për një sjellje kurioze të presidentit egjiptian, Fattah Al-Sisi sipas të cilit qytetarët e vendit nuk duhet të revoltohen për çmimet e ngritura të ushqimve, por të marrin shembull nga Profeti që hëngri dikur gjethe.

Nuk jam i shqetësuar se dikush thotë se 1 kile bamje kushton 100 paund egjiptianë, sepse egjiptianët janë të vetëdijshëm se Profeti me të vetët u zunë në kurth në periferinë e Makkah për 3 vjet der isa nisën të hanë gjethe. Ata nuk I kërkuan Profetit ushqim apo që toka të shpërthente me ta

citohet Sisi.

Kjo periudhë njihet si Viti i Trishtimit dhe ishte më i keqi në jetën e Profetit, të cilin Sisi e ka sjellë si ilustrim të qëndresës së një myslimani dhe besimtari në kohë vështirësie. Në planin komunikativ, ky shembull është i keq dhe ne e dime se çfarë efekti ka promemorja e Barit që na bëri ca kohë më parë ambasadorja e SHBA në Tiranë.

Kjo nuk është hera e parë që Sisi del në media për deklarime të tilla. Në vitin 2017 ai u tall në mediat sociale pasi u kërkoi qytetarëve që të dhurojnë të hollat e tyre që mbeten nga blerjet për projekte bamirësie, ndërkohë që nuk ka munguar t’u kërkojë egjiptianëve edhe të dobësohen për të kursyer para pasi u rritën çmimet e frutave dhe perimeve.

Mediat citojnë edhe një anëtar të shërbimeve sekrete të jetë shprehur se është e pahijshme të ankohesh për rritjen e çmimeve dhe mungesën e ushqimeve dhe se egjiptianët sipas tij duhet të “sakrifikojnë vaktin e darkës” për të mirën e vendit. Më tej, dietat e sugjeruara u shoqëruan në vitin 2019 me kërkesën për të rritur orët e punës në 12 orë, përherë për të shtuar prodhimin ekonomik.

Comments

Submitted by Kasemi (not verified) on

Thoni shyqyr qe nuk i lexon Rama keto zgjidhje perfekte, se ketu dle ka...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.