Çavuşoğlu: Franca e ka bërë islamofobinë politikë shtetërore

Postuar në 11 Shkurt, 2022 10:04

Ministri i Jashtëm turk kritikon Francën, e cila sipas tij ka përqafuar islamofobinë. Në një intervistë për turken TRT, të cilës i referohet DailySabah, Mevlüt Çavuşoğlu kritikon edhe heshtjen e vendeve të tjera perëndimore lidhur me këtë çështje.

"Islamofobia është bërë politikë shtetërore në Francë", tha Çavuşoğlu, ndërsa shtoi se Komisioni Evropian hesht për këtë.

Në nëntor, Franca bllokoi një fushatë të nisur nga Këshilli i Evropës kundër gjuhës së urrejtjes anti-myslimane, duke promovuar diversitetin midis grave dhe lirinë e tyre për të mbajtur shaminë myslimane.

Franca ka pakicën më të madhe myslimane në Evropë, rreth 5 milionë ose më shumë nga një popullsi prej 67 milionë banorësh.

Macron është kritikuar shpesh për një retorikë anti-myslimane. Megjithatë, shumë e shohin këtë si një përpjekje për të orientuar drejt vetes votuesit e ekstremit të djathtë, ndërsa afrojnë zgjedhjet presidenciale.

Megjithatë, edhe shifrat flasin për rritje të islamofobisë. Sipas Observatorit Kombëtar të Islamofobisë, ka pasur 235 sulme ndaj myslimanëve në Francë në vitin 2020, nga 154 një vit më parë, një rritje prej 53%.

Comments

Submitted by Roberto (not verified) on

Nqs nuk i bën bllok islamizmit, Europa pas një shekulli do ketë një pakicë europianësh dhe një shumicë arabe! Faktet e emigracionit të dhunshëm, pohojnë këtë. Gjithë Afrika veriore dhe më tej që përjetojnë prapambetje, lindja e mesme që përjeton zhvillime të pabalancuara, pjesa islamike e ballkanit, të gjithë do i asimilojnë europianët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.