Berisha merr "shtëpinë ku lindi Basha(ën)
Ish-kryetari i PD-së u rikthye sot në selinë e partisë së bashku me Grupin e Rithemelimit, i cili doli nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Duke e cilësuar ndërtesën “selia e demokratëve”, Berisha i kërkoi Bashës që të reflektojë deri më 18 dhjetor, dita kur do të mbahet Kuvendi që Basha ka thirrur.
“Basha është i shkarkuar nga Kuvendi, por në respekt të anëtarësisë, ato do të shprehen për deputetin Basha. Komisioni ka aspektin e vet politik dhe burokratik, do t'i kombinojnë të dyja, me zyrën e Bashës nuk kemi punë, vijmë këtu për të bërë mbledhjes dhe deputeti Basha deri në 18 dhjetor duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e Europës, ku triumfoi vullneti i anëtarësisë”.
Pasi e akuzoi Bashën se ka marrë të gjitha karriget, Berisha tha se vendimet që do të merren pas mbledhjes do të bëhen publike edhe për mediat.
Ndërkohë, në selinë blu zhvillohej paralelisht mbledhja e Kryesisë së PD-së nga Basha.
Berisha rikthehet në selinë blu dy ditë pasi mbajti Kuvendin e tij në “Air Albania”. Me pjesëmarrjen e një numri të madh mbështetësish, Kuvendi i thirrur nga Berisha mori një sërë vendimesh që nisin nga shkarkimi i Bashës nga detyra e kryetarit, shkarkimi i nënkryetarëve deri te ndryshimi i logos dhe vulës.
Add new comment