Rreth 200 mijë jetë të humbura për shkak të ndotjes së ajrit në 2019
Përgjatë vitit 2019, në Europë kanë vdekur se 307 000 njerëz vetëm për shkak të ndotjes së ajrit. Konkluzioni del në një raport të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, i publikuar të hënën. Vdekjet lidhen me ekspozimin ndaj grimcave të imta, që vijnë nga burime emetimi si transporti rrugor, proceset industriale apo bujqësia. Të paktën 58 për qind e tyre, ose 178 000, e këtyre vdekjeve mund të ishin shmangur, nëse të gjitha vendet anëtare do të kishin zbatuar standardet ndërkombëtare të cilësisë së ajrit, thuhet në raport.
Përqendrimi i grimcave të imëta (PM2.5) gjatë vitit 2019 tejkaloi normën e BE-së në pjesë të mëdha të kontinentit. Dioksidi i azotit (NO2) rezulton shkak për 40 400 vdekje të parakohshme dhe ozoni në nivelin e tokës shihet përgjegjës për 16 800 vdekje të parakohshme.
Në vitin 2021, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi udhëzime të reja për cilësinë e ajrit për të mbrojtur shëndetin e njeriut. Udhëzimet e reja janë një përditësim i atyre të vitit 2005 dhe u hartuar mbi bazën e një rishikimi sistematik të provave më të fundit shkencore për efektin e ndotjes në shëndetin e njeriut.
Bashkimi Evropian (BE) vendosi gjithashtu standarde për ndotësit kryesorë të ajrit, në direktivat e cilësisë së ajrit të ambientit. Megjithëse këto vlera u bazuan në udhëzimet e OBSH-së për cilësinë e ajrit të vitit 2005, ato pasqyrojnë gjithashtu fizibilitetin teknik dhe ekonomik të arritjes së tyre në të 27 vendet anëtare. Prandaj, standardet e BE-së për cilësinë e ajrit janë më pak kërkuese sesa udhëzimet e OBSH-së për cilësinë e ajrit.
Shumica e evropianëve jetojnë në zona, veçanërisht qytete, ku ndotja e ajrit arrin nivele të larta. Ekspozimi afatshkurtër dhe afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit mund të çojë në një gamë të gjerë sëmundjesh, përfshirë goditje në tru, sëmundje kronike obstruktive pulmonare, trake, bronke dhe kancer të mushkërive, astmë të përkeqësuar dhe infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se ekspozimi i gjatë në ajër të ndotur lidhet edhe me diabetin e tipit 2, obezitetin, inflamacionin sistemik, sëmundjen e Alzheimerit dhe demencës.
Add new comment