Petraeus: Mund të pendohemi për tërheqjen e trupave nga Afganistani

Postuar në 04 Maj, 2021 15:08

SHBA mund të pendohet për tërheqjen e trupave nga Afganistani. Gjenerali David Petraeus, ish-komandant i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan dhe ish-drejtor i CIA-s e sheh të nxituar vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të tërhequr trupat nga Afganistani.

"Kam frikë se dy ose tre vjet më vonë ne do të kthejmë kokën mbrapa dhe të pendohemi për vendimin për të tërhequr 3500 trupat e mbetura të SHBA-ve", i ka thënë Petraeus France 24.

Kjo nuk do t'i japë fund luftës së pafund në Afganistan; ajo do t’i japë fund përfshirjes së SHBA-ve dhe koalicionit në atë luftë ushtarakisht.

Përveç rrezikut që talebanët të fitojnë terren, Petraeus paralajmëron edhe për mundësinë e riaktivizimit të Shtetit Islamik në rajon.

Unë mendoj se ekziston rreziku që Shteti Islamik të krijojë një vend të shenjtë në rajonin Afganistan-Pakistan, zona shumë e thyer kufitare malore, e cila është vendi ku shumë prej këtyre grupeve kanë fortesën e tyre" .

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

C'fare beri pushtimi I Afghanistanit ketu e 20 nga America? A I solli paqe e lumturi afganasve? Ky flet me te nhejten gjuhe qe vampirja Hillbilly foli dy dite me pare. Harrojne se ishin keta qe dogjen Libine etj.
Edhe 200 vjet do te rrine ne Afghanistan dhe asgje ne drite nuk do te sjellin, as nuk do te fitojne. Politike e jashtme e Parihas eshte lufte dhe vetem lufte. Duke vendosur ne pushtet ne vendet qe sundon, kriminele e hajdute.
Sic edhe deklaroi ndrikulla Hillbilly, " we came, we saw, he died". (M Gaddafi). Everything raised to the ground. Mjerim, skamje, lufte, anarki dhe kaos. Ku shkel cizmja e NATOs nuk ka me gjelberim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.