Dallëndyshet e turizmit për 2021 në Sarandë

Postuar në 23 Shkurt, 2021 17:26

Ndiqeni kronikën e Tele Jonit. Kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma ka pritur në zyrën e tij një grup gazetarësh që ndodhen në Sarandë me rastin e një aktiviteti me temë: “Dita e Miqësisë” e gazetarëve. Media – Turizmi – Pandemia në këndvështrimin e gazetarëve të UGSh, miq në Sarandë”.

Një temë pak kundërthënëse kur bën bashkë termat gazetarë dhe miqësi. Përtej kësaj, lajmi këtu është se kryetari i Bashkisë i ka quajtur gazetarët, mes të cilëve sipas kronikës përkatëse spikasin Aleksandër Çipa dhe Frrok Çupi si dallëndyshet e para të turizmit në Sarandë për këtë sezon, përcaktim ky që ilustron një sens të lartë mikpritjeje të qytetit jugor. Mbetemi me shpresë se Çipa dhe Çupi të kenë këmbën mbarë se po të jetë për kryetarin e Bashkisë, duket se nuk lodhet të zgjerojë fondin leksikor në përdorimin e epiteteve të miqve.

Comments

Submitted by Bobi (not verified) on

Hahahah merre cupi, kape lupi. Sqifterat e pare te turizmit ne sarande

Submitted by Anonymous (not verified) on

Keto dallendyshet Cipa & Cupi ia paskan guxhulitur gurmazin kriebashkiakut Gurma.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.