A është shkruar saktë urdhëri i kufizimit të lëvizjes?
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka nxjerrë më 21 dhjetor 2020 një urdhër përmes të cilit vendos oraret e reja të lëvizjes mes qyteteve të Shqipërisë. Në dispozitivin e urdhërit thuhet tesktualisht:
Pra në urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë, autoriteti që mbikëqyr pandeminë dhe merr masa të specializuara për menaxhimin e saj thuhet shprehimisht se COVID-19 shkakton infeksion. Nëse shohim njoftimet e bëra nga Instituti i Shëndetit Publik do të vihet re se përdorimi i termave është më i kujdesshëm. P.sh në njoftimin e sotshëm, dt. 26 dhjetor 2020, ndër të tjera thuhet se:
në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv
Në faqen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thuhet po ashtu se:
COVID-19 shkaktohet nga virusi SARS-COV-2, që përhapet mes njerëzve, kryesisht kur një person i infektuar është në kontakt të ngushtë me një tjetër person.
Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se COVID-19 është në fakt sëmundja epidemike që zhvillohet nga infektimi me SARS-CoV-2, që është patogjeni. Në urdhër shkruhet e kundërta: pra COVID-19 infekton.
Mund të duket një gabim minimal, por në fakt nuk është edhe aq sepse kemi të bëjmë me një akt që sjell pasoja administratve nëse shkelet. Kjo nuk është hera e parë që aksidente të tilla ndodhin. P.sh në aktet përkatëse për thyerjen e karantinës, në fillim të pandemisë, thuhet shprehimisht se dënohet me 700 000 lekë personi që ka rezultuar pozitiv me sëmundjen dhe ka shkelur një urdhër karantinimi.
Vetë akti nuk ka paraprirë situatën e testimit negativ por që ka klinikën e sëmundjes dhe duhet të kalojë në karantinim. Nga ana tjetër nuk parashikohet se çfarë quhet një “urdhër karantinimi”, përderisa qytetarët informoheshin me një sms nga ISHP dhe këshilloheshin me telefon të karantinoheshin. Si u kalua kjo situatë? Me amnisti…
Sot në botë nuk ka ndonjë infeksion që shkaktohet nga COVID-19 përveçse në urdhërin e zonjës Manastirliu. As ISHP nuk e përcjell këtë mënyrë të shkruari.
Add new comment