Huawei hyn në Europë
Huawei ka zgjedhur Parkun e Biznesit në qytetin Brumath, 17 kilometra në veri të Strasburgut, në verilindje të Francës, pranë kufirit gjerman, si vendndodhjen e fabrikës së tij të parë të prodhimit në Evropë. Lideri botëror i telekomunikacionit dhe autoritetet lokale në rajonin francez e bënë të ditur këtë zhvillim përmes një deklarate të përbashkët të lëshuar dy ditë më parë.
Me një investim prej 200 milionë euro (245 milionë dollarë), fabrika do të krijojë fillimisht 300 vende pune dhe 500 vende pune në terma afatgjatë.
Produktet që prodhohen në fabrikë janë të destinuara për tregun europian.
Fabrika e re është pjesë e përpjekjeve të gjigantit kinez për të lehtësuar shqetësimet në mbarë botën, të nxitura nga akuzat e SHBA, sipas të cilave Pekini mund t’i përdorë pajisjet e kompanisë për spiunim.
Franca nuk i ka ndaluar operatorët e telefonisë celulare që të përdorin pajisjet Huawei plotësisht, por në korrik autoritetet u thanë kompanive të telefonisë celulare që planifikonin të blinin pajisjet e firmës 5G se atyre nuk do t’u rinovoheshin licencat, duke e shmangur këtë hap në mënyrë efektive nga rrjetet mobile.
Add new comment