Myftiu i Madh i Egjiptit: Kthimi i Shën Sofisë në xhami, e papranueshme nga Islami

Postuar në 19 Korrik, 2020 18:54

Myftiu i Madh i Egjiptit, Shawqi Allam e ka cilësuar konvertimin e Shën Sofisë nga muze në xhami si të papranueshme për Islamin.

Ne si myslimanë urdhërohemi të ruajmë kishat. Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi Të, udhëzonte gjithnjë në luftë që të mos shkatërroheshin  tempujt dhe të mos vriteshin murgjit. Në historinë e Egjiptit asnjë kishë nuk është kthyer në xhami, apo anasjelltas

është shprehur ai në një intervistë për televizionin Sada al-Balad. 

Vendimi i Erdoganit për kthimin në xhami të Shën Sofisë është kritikuar gjerësisht. Shën Sofia, e ndërtuar në shekullin VI e.s nga Justiniani, u kthye në xhami nga Mehmet Fatihu për t’u shndërruar në muze nga Ataturku më 1935. 

Comments

Submitted by Ahmet Ulqinaku (not verified) on

Gjate kohes qe myftiu i madh denonconte veprimin e Turqise per rikonvertimin e Ajasofias ne xhami, deputetet e parlamentit egjiptian votonin per lejimin e trupave ushtarake te pushtonin Libine. Arsyeja: moslejimi i rritjes se influences se Turqise ne Libi.
Te mendosh se Myftiu i Madh i Egjiptit flet i pavarur per nje dicka qe ndodh ne Turqi, eshte njesoj si te thuash Erdogan eshte ne krye te listes se demokracise boterore. Fundi i fundit Erdogan nuk ka ardhur ne pushtet me gryken e pushkes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.