Macron "i vë flakën" edhe Bosnjes

Postuar në 09 Nëntor, 2019 13:33

Duket se presidenti francez Emmanuel Macron po bën gjithçka që të prishë ekuilibrin gjerman të Ballkanit Perëndimor në një seri daljesh publike të cilat nuk mund të shpjegohen më vetëm me lirinë e shprehjes. Intervista e fundit e tij për “The Economist” ka zbuluar disa të vërteta që nuk po priten mirë. Deklarata e Macron se problemi në Ballkan nuk është as Shqipëria, as Maqedonia e Veriut, por Bosnja, të cilën e quajit bombë me sahat, ka provokuar reagime në Sarajave. Kreu i presidencës tripalëshe, Zhelko Komshiç ka thirrur ambasadorin e Francës në Bosnje për të kërkuar sqarime rreth qëndrimeve të presidentit francez, i cili madje foli për rrezikun e kthimit të xhihadistëve.

Kreu i Francës është sfiduar hapur edhe në këtë pikë. Kështu zëdhënësi i Komunitetit Mysliman të Bosnjes, Muhamed Jushiç tha se Franca është problemi kryesor europian i xhihadistëve.

Nga Bosnja u nisën për në Siri dhe Irak, rreth 300 qytetarë, shumica gra dhë fëmijë. Ndërkohë që më shumë se 1900 u nisën nga Franca. Këto ditë pritet që 450 prej tyre të kthehen në Francë dhe nuk e kuptoj sesi një gjë e tillë është më shumë problem në Bosnje sesa në Francë.

I vetmi që ka mbështetur Macron ka qenë Milorad Dodik sipas të cilit në Europë sulmohen të gjithë aat që thonë të vërtetën.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nga sejcili vend i madh europian (Gjermani, Angli, France) u nisen per Siri nga 1000 deri ne 3000 radikale. Nga Italia me pak, diku tek 500. Gjithsej nga e tere Europa mendohet diku aty tek 10.000, nga e gjithe bota diku aty midis 20 dhe 30 mije. Shifra te sakta nuk ka(!?). Nga Shqiperia rreth 100-150 meshkuj, me gjithe gra e femije jo me shume se 200. Nga Kosova midis 300 dhe 400. Nga gjithe keto forca (20-30 mije) padiskutim qe 1/5 kane qene te sherbimeve te fshehta te shteteve te ndryshme; me sakte, te bashkpunimit te sherbimeve te fshehta me njeri-tjetrin dhe me organizmat fetyre myslimane. Kur u pa se lufta kunder Asadit nuk po fitohej, shpejt iu hodh i gjithe faji i nisjes se xhihadisteve ne Siri rrymave radikale ne perendim dhe disa imameve! Lufta ne Lindje te Aferme e te Mesme vazhdon!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.