Fatura kriminale e politikës në Tiranë tani edhe në gjermanisht

Postuar në 26 Shtator, 2019 22:15

Ashtu siç pritej, Shqipëria u trajtua me preçedencë në Bundestagun gjerman për vetë problemet e mëdha që ka, sajë faturës që i ka prodhuar vendit klasa politike dhe në veçanti qeverisja e 7 viteve të fundit.  Teksa për Maqedoninë e Veriut u rekomandua hapja e pakushtëzuar e negociatave për Shqipërinë kërkohet plotësisimi i 9 kushteve, sic u theksua edhe ne rezoluten e CDU/CSU.

Përveç nëntë kushteve kryesore, grupet parlamentare të CDU/CSU dhe SPD, kërkojnë që Konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve nga Shqipëria:

Nënkryetarja e grupit Parlamentar, CDU/CSU, Katja Leikert foli hapur për reperkursionet e një qeverisje të keqe që po largon njerëzit nga vendi. “Shumë shqiptarë po largohen nga vendi, sepse nuk shohin aty perspektivë. Kjo nuk mund të jetë e ardhmja e një vendi. Është një vend shumë i bukur dhe ne duam ta shoqërojmë në rrugën e demokratizimit dhe të BE-së”. Madje edhe krahasimet me Maqedoninë e Veriut tani po shfaqin diferenca të mëdha.

“Maqedonia e Veriut është zhvilluar shumë pozitivisht, sidomos sa i përket zgjidhjes së çështjes së mosmarrëveshjes për emrin. Me Shqipërinë, padyshim, u morëm shumë të tepër. Ne e dimë se situata politike e brendshme nuk është demokratike në kuptimin tonë”-Shtoi Leikert

Përfaqësues i CDU/ CSU, Peter Beyer në fjalën e tij në Bundestag për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut foli edhe për çështjen Tahiri. Beyer ka thënë para kolegëve të Bundestagut se “nuk na hidhni dot hi syve me atë dënim”. Nga ana tjetër deputeti i CDU/CSU, Florian Hahn tha se Shqipëria ka bërë përparim në sistemin e gjyqësorit, por ka ende punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar.

“Po të votojmë për Shqipërinë i japim një shans historik. Kemi vendosur kritere shumë të forta për Shqipërinë, të ndara në dy faza. Hapja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim”- deklaroi  Florian Hahn. Skaneri i Bundestagut duhet të ishte një këmbanë alarmi, por e njëjta kastë kriminale po e shet si sakrificë dhe kontribut të saj për integrimin. Qershia mbi tortë e kësaj fature, falenderimi i Taulant Ballës për Bundestagun.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.