Zëra kundër Merkelizmit në Gjermani
Era Merkel duket se ka marrë fund në Gjermani në kuptimin se zërat për ndryshim sa vijnë e shtohen. Në një opinion në revistën “Spiegel” bëhet thirrje pikërisht për këtë gjë duke nënvizuar sidomos nevojën që gjermanët të gjejnë një pasion të ri politik dhe të pranojnë staturën ndërkombëtare të Gjermanisë me të gjitha pasojat dhe të mirat që një gjë e tillë sjell.
…Ekonomia gjermane dukej e palëkundshme siç dukje edhe roli i Merkelit në botë. Asnjë prej këtyre nuk është e vërtetë sot. Vendi është viktimë e vetëkënaqësisë dhe ka nisur të korrë atë që mbolli gjatë gjithë kohës…
Gjërat nuk duken më mirë në frontin e jashtëm...
shkruan autori Mathieu von Rohr.
Politika e tarifave e presidentit amerikan Donld Trump mund të prekë së afërmi sektorin e automobilave të Europës dhe këtu është një pikë që Gjermania do ta vuajë më shumë nga të gjithë. Por mbi të gjitha ajo që po preson më shumë mbi Gjermaninë është kritika mbi këmbënguljen e politikës së saj, kryesisht të drejtuar nga Merkel, për të mos u përfshirë në arenën ndërkombëtare siç edhe pritet nga një shtet dhe ekonomi kaq e fuqishme.
Gjermania ka nevojë për një mendje krijuese që ta ndihmojë të gdhendë rolin e vet në botë, politikisht dhe ekonomikisht. Gjermani duhet ta pranojë se është thjesht shumë e madhe për të qenë si Zvicra
shkruan von Rohr.
Kështjella e lulëzimit ekonomik që ndoqi politikën e kujdesshme e një izolimi aktiv, apo mosndërhyrjeje, duket se po përbëllet me realitetin ku i kërkohet një rol tjetër. Merkel përfaqëson ndoshta kancelaren e fundit që vepron nën ndikimin e LIIB për të kuptuar përgjegjësitë e Gjermanisë, pasi vetë bota mesa duket nuk e pranon më rendin ndërkombëtar, por edhe atë të vlerave që u përpunua pas përfundimit të saj.
Add new comment