Von der Leyen, Gjermania eksporton paaftësinë në krye të Komisionit Europian
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/07/C12B7BB0-2396-4499-9067-068A12281736_2019_07_04_11.jpeg?itok=0dUna3Bb)
Ursula Von der Leyen është zgjedhur presidente e Komisionit Europian, një kandidaturë që është brohoritur në disa vende. Asaj i përmenden disa cilësi, mes të cilave fakti se ka shtatë fëmijë dhe përfaqëson kështu shembullin e disiplinës.
Mirëpo në Gjermani, nga sa raportohet në mediat e huaja, mendojnë ndryshe. Socialdemokrati Martin Schulz, ish-president I Parlamentit Europian, ka shkruar në tuiter se:
Von der Leyen është ministrja më e dobët e qeverisë sonë, por kjo nuk e pengon atë që të marrë detyrën e Presidentit të Komisionit Europian
Sipas tij caktimi i Von der Leyen në detyrën në fjalë përfaqëson një fitore për Orban dhe kompani të cilët ia dolën të shmangin zgjedhjen e Frans Timmermans në këtë detyrë.
Gazeta “Financial Times” citon një përfaqësues të CDU-së të jetë shprehur se largimi i Von der Leyen nga Ministria e Mbrojtjes ëhstë një gjë e mirë për ushtrinë gjermane edhe për faktins e askush nga aktorët politikë në Gjermani nuk e do atë.
Po kështu ministrja gjermane u akuzua për plagjiaturë në një pjesë të madhe të tezës së doktoraturës dhe pas një hetimi nga universiteti i Hannoverit u konstatua se teza e saj kishte disa gabime në kuptimin se ajo kishte keqcituar disa materiale.
Arsyeja e suksesit të saj?
Miqësia e njerëzit e duhur si p.sh kancelaren Angela Merkel, kryetarin e parlamentit gjerman, Ëolfgang Schaeuble. Kaq mjafton kudo për të ecur.
Add new comment